Moisi Dalipi: Eqerem Memushi, futbollisti dhe trajneri i përkushtuar

394
Sigal

Moisi Dalipi
Mjeshër i Madh

Lagjia “Partizani” është një trevë e veçantë në qytetin e Vlorës, që në vite dhe dekada ka “prodhuar” shumë figura që kanë kontribuar fortë në gjithë llojet e sportit të klubit “Flamurtari”. Kështu mund të permendim familjet Birçe, Ferko, Memushi, Taho, Bejkosala, Taho, Cenaj dhe Dauti, ku kanë dalë futbollistë, basketbollistë, ngritës peshe e boksier. Dhe e veçanta e kësaj lagje qëndron dhe në faktin tjetër, se edhe pse në këtë lagje kanë munguar gjithë kohën ambientet sportive, ata kanë ditur që kthejnë në fusha loje dhe “palestra”sheshet midis pallateve, rrugicat e lagjes dhe këndet sportive të shkollës. Me orë të tëra fëmijët e kësaj lagjie harrohesh pas lojës të futbollit, duke treguar se midis tyre tradita për të luajtur topkëmbën jo vetëm që vazhdonte, por pasurohej vazhdimisht. Dhe në këtë grup të fëmijëve të dashuruar me sportin do ishin dhe vëllezërit Pëllumbi e Eqeremi dhe kushëriri i tyre Shezai Memushi.

Ata duke grumbulluan rreth vetes tyre dhe disa shokë të tjerë dhe krijuan një skuadër me 7 persona për të zhvilluar ndeshje me të gjitha skuadrat e rrugicave dhe lagjeve të tjera. Vëllai më i madh i tij Pëllumbi arriti të aktivizohej deri me ekipin e të rrinjëve të “Partizanit”, kurse kushëriri i tyre Shezai Memushi është aktivizuar si futbollist tek Flamurtari, Tepelena dhe Bylis. Për Eqerem Memushin gjithçka rrodhi ndryshe në formimin e tij si futbollist dhe trajner i përkushtuar fortë sportit të futbollit. Kur ishte vetëm 12 vjeç Eqerem Memushi do të regjistrohej me ekipet e futbollit të shtëpisë pionerit të Vlorës. Trajneri i tij i parë Faik Bajrami ka spikatur tek ky djalosh me atë trup të formuar mirë cilësitë e një mbrojtësi të fortë, duke i besuar në skuadër vendin e mbrojtësit të djathtë. Në vitin  1979 me këtë ekip edhe pse ishte vetëm 14 vjeç, Eqeremi do të shquhej për vlera dhe cilësi të mira në Spartakiadën e Pionierëve të zhvilluar atë vit në Elbasan. Vazhdimi i shkollës të mesme profesionale të naftës në Kuçovë bëri që djaloshi vlonjat për tre vite rresht të aktivizohet me ekipet e U-17- të Naftëtarit. Trajneri Daut Hoxha do t’i besonte labit Memushi dhe shiritin e kapitenit të skuadrës. Me përfundimin e kësaj shkolle 3 vjeçare në Kuçovë , ai do të kthehej në Vlorë me dëshirën e madhe për të bërë gjithëçka si futbollist. Trajneri i ekipit të Flamurtrit të atyre viteve Skënder Elmazi, i njohur ndryshe me nofkën “xhaxhi”, do ta bënte Eqerem Memushin pjesë të skuadrës së tij , duke e aktivizuar në fillim si mbrojtës i djathtë, mesfushor të kësaj linje dhe më vonë mesfushor në qendre. Në këtë skuadër Eqeremi do të gjente shokë të tillë si Agim Bubeqi, Sokol, Kushta, Roland Iljadhi dhe Anesti Arapi, pa menduar që një ditë ata do ishin pjesë e asaj skuadre të Flamurtarit, që me futbollin e luajtur në vitet 1985 -1991 do bëhej një “ambasadore” e futbollit shqiptar në Evropë i fortë fizikisht, me rendiment të lartë në çdo ndeshje, si dhe goditës i mirë i portës ishin disa nga vetitë dhe cilësitë që vlerësonin shumë specialistët tek ky futbollist i së ardhmes.

I vendosur diku në qendër, në mesfushë, Eqeremi jo vetëm që do luftonte fortë pë të thyer sulmin e skuadrës kundërshtare, por do të ishte dhe një eksoponent i skuadrës tij për të organizuar mënovrën sulmuese. Kur ishte vetëm 18 vjeç në tetor të vitit 1983 , trajneri Agron Sulo në një ndeshje kundër Luftëtarit do ta aktivizonte tek për 25 minuta tek Flamurtari , si zëvendësues i mesfushorit Edmond Licaj. Dhe pse kishte pak minuta në dispoziocion Eqerem Memushi është prezantuar me dëshirë dhe vlera duke e hapur rrugën edhe aktivizimeve të tjera në ndeshjet e Kupës të Shqipërisë si ato ndaj Korabit të Peshkopisë dhe Traktorit të Lushnjës. Si pjesë e ekipit të futbollit Shpresa të Flamurtarit në ato vite trajneri Skënder Elmazi do vlerësonte tek mesfushori Eqerem Memushi një lidër të së ardhmes për ekipin e Flamurtarit. Ende pa mbushur 20 vjeç mesfushori Memushi do të marrë minuta loje si zëvedësues i Ziut në ndeshjen finale të Kupës të Shqipërisë midis Partizanit dhe Flamurtarit, të zhvilluar në 8 shkurt 1985 në Elbasan ku skuadra vlonjate ka fituar me rezultatin 2-1, dhe është bërë për herë të parë në historinë e saj fituese e këtij trofeu. –“Në atë mbrëmje të ftohët dimëri gjithëçka na dukej se ishin në një ditë të bukur pranverore. Si skuadër kemi bërë realitet një ëndër dhe dëshirë të madhe të skuadrës dhe tifozave tanë të zjarrtë”- thotë me një gëzim të veçant Eqerem Memushi. Kaq ka mjaftuar që Flamurtari të kofimohej shpejt si një rivale e fortë për ekipet më të dëgjuara të futbollit shqiptar në ato vite. Ndeshjet e Flamurtarit me 17 Nëntorin, Partizanin, Dinamon dhe Vllaznin do sjellin ditët e festës të futbollit të qytetin e Vlorës. Skuadra që përbëhej e gjitha me djem vlonjatë me Birçen, Arapin, P.Rucin, Taho, Lushaj, Cipi, Iljadhi, Ziaj, Memushi, Ferko, Gjondeda, Kushta, V.Ruci, Ziu, Memushi, Daullja, Muço, Laluci, Shabani e drejtuar me aq profesionalizëm nga trajnerët Leonidha Curi e Skënder Elmazi apo përgatitjej kështu për prezatimin e saj në Kupat e Evropës. Në shtator të 1985, Flamurtari përballet në turin e parë të Kupës Kupave me filandezët e HJK –Helsinki, duke i humbur të dyja ndeshjet me rezultatin 1-2 dhe 3-1.

Gjithsesi, këto dy ndeshje do shërbenin si një “nxemje” jo vetëm për Eqerem Memushin, por për skuadrën e Flamurtarit, që në sezonet e ardhshme do të shpërthente fort dhe në ballafaqimet me Barcelonën, Partizan Beograd, Vismut –Aue , Leh Poznanin, Olimpiakos dhe Gotenborgun. Në janar 1986 kryerja e shërbimit ushtarak do ta detyrojë Memushin të shkoj deri në korrik të 1987 tek skuadra kryeqytetëse e Partizanit. Në vitet 1988 -1992 fiton me Flamurtarin Kupë të Shqipërisë në 1988, titullin e shumë pritur kampion 1991 dhe dy herë Superkupën 1991 dhe 1992. Në këto vite zhvillon dhe 8 ndeshje me ekipin kombëtar dhe 6 ndeshje me ekipin kombëtar”Shpresa”. Ndeshja e fituar ndaj Moldavisë me rezulatin 1-0, si dhe ato ndaj Greqisë miqësore dhe ish Çekosllavakisë për eleminatore, ku edhe pse janë pranuar humbjet me rezulatin 1-0 dhe 2-0, ai i kujton edhe sot për vlerat dhe mobilizimin e treguar nga skuadra kuqezi dhe përkushtimin e trajnerëve Agron Solo dhe Neptun Bajko. 2008.Në vitin 2009 është trajner parë tek Flamurtari, duke fituar pas 21 vjetëve Kupën e Shqiprisë dhe marri pjesë në turin e parë të Ligën e Evropës perball skuadrës skoceze Monthëruell. në harkun e viteve 2010 -2021 drejton si trajner Tomorrin dhe Apollonin, duke i rikthyer në Kategorinë Superiore, Bylisin, Por në familjen Memushi sporti është një pasion e traditë që ka bërë pjesë të tij dhe dy fëmijët e tij vajzën Tea dhe djalin Petro. Tea Memushi sot kapitene e skuadrës të basketbolit të femrave të Flamurtarit, më parë është aktivizuar me Apolloninë, Studentin dhe Goga –Basket. Në vitet e karrierës saj ajo ka fituar më shumë trofe dhe tituj se babai saj. Petro Memushi 21vjeçar, është formuar si futbollist tek ekipet e moshave të Citadelës –Itali. Ai ka qënë dhe pjesë e ekipeve tona kombëtare të U-17 dhe U-19.

Tashmë që Petro Memushi ka krijuar portretin e tij si futbollist në qendër të mbrojtjes, është në pritje të aktivizimit me ekipet elitare të futbollit shqiptar. Eqerem Memushi edhe sot që po i drejtohet të 58 vjeç dhe që mban mbi shpinë më shumë se 40 vjet si futbollist dhe trajner , nuk e ndien aspak veten e tij larg nga futbolli. Ai ka një dëshirë dhe përkushtim të tillë që sa herë bie fjala për t’i shërbyer futbollit e thotë qartë: “Me futbollin kam pjesën më bukur të jetës time. Ai për mua është gjithçka. Unë nuk jetojë dot pa atë. Në çdo kohë jam gati t’i shërbejë atij pamvarësisht moshës që kam”. Një togfjalësh që flet më shumë se ato vlerësime që i mungojnë këtij njeriu të sportit, por që duhet kryer patjetër, për një futbollist dhe trajner të përkushtuar si Eqerem Memushi.