Milani “hedh grepat” në Premier Ligën angleze, zbulohet objektivi falas për korsinë e majtë

158
Sigal

Rajan Bertrand, mbrojtësi i majtë i lindur në 1989, do të largohet nga Sauthemptoni në qershor si pasojë e përfundimit të kontratës. Lajmi është konfirmuar nga trajneri i “Shenjtorëve”, Ralf Hazenhytel, që ka deklaruar:

“Ne po shikojmë përreth për përforcime sepse oferta e bërë për rinovimin nuk është pranuar nga menaxherit e Bertrandit. Ne do të duhet të shqyrtojmë opsione të tjera për atë rol”.

Sipas asaj që u raportua nga Nizar Kinsela, një koleg anglez i cili shkruan për “goal.com”, ka disa skuadra të fokusuara te ky lojtar. Përveç Arsenalit dhe Sitit, edhe Milani po shqyrton mundësinë për të kontraktuar 32-vjeçarin që në 2012 u shpall edhe kampione Europe me Çelsin.