Messin e presin si “mbret”, këto pamje të policëve francezë ngjasojnë me skena filmash (VIDEO)

347
Sigal

Një video është duke bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. Transferimi i Lionel Messit te PSG është kthyer në eventin e ditës në Paris duke ndryshuar jetën e një nga qyteteve më të bukura në botë.

Pamjet e fundit që na vijnë nga atje janë vërtet fantastike, që ngjasojnë në fakt me skemat e një filmi. “Pleshti” po kryen vizitat mjekësore, ndërkohë që masat e policisë në fakt janë ekstreme.

Janë me qindra forca policore që po e shoqërojnë. Në një moment ata zbresin nga motorët dhe më pas blindojnë rrugët e qytetit për të shmangur ndonjë ngjarje të pakëndshme.