Mini-Shengen/ Pozhari: Rama në rrugë qorre, serbët po tallen me të!

233
Sigal

Gazetari Xhevdet Pozhari, në një intervistë me moderatoren Armela Merko, në Syri Tv, duke folur për Mini-Shengenin dhe qëndrimet që ka mbajtur Rama, deklaroi se kryeministri shqiptar po shkon në rrugë qorre politike.

Pozhari theksoi se Serbia është e interesuar për projekte si Mini-Shengeni, për shkak se kështu përfiton daljen në det, duke vlerësuar se serbët janë duke u tallur me Edi Ramën.

“Rama më shumë se për hallet e popullit, shikon komentet në rrjetet sociale. Si mundet Rama që më lehtë shkon në Beograd sesa në Prishtinë apo sesi ndërton më mirë raporte me Vuçiç sesa me Kurtin. Rama po ia shet plazhet e Shqipërisë. Serbët po tallen me Ramën. Kreu i qeverisë shqiptare nuk e di politikën serbe.

Rama po shkon drejt një rruge, që edhe mund të mos merret seriozisht. Rama do vetëm të jetë protagonizëm, pa marrë parasysh pasojat. Deklaratat që ka bërë kryeministri i Shqipërisë, janë qesharake. Albin Kurti është i shqetësuar në lidhje me të ardhmen e Kosovës. Ndihma e Kosovës ndaj Shqipërisë për zjarret është ndihma që vëllai i jep vëllait. Serbisë i duhet Mini-Shengeni, sepse i duhet dalja në det. Serbia po e kërkon me këmbëngulje këtë projekt, e prandaj duhet të sqarohet se çfarë përfiton shteti serb e çfarë shqiptarët që jetojnë në këtë rajon”, u shpreh Pozhari.