Meta: Jap dorëheqjen nga President nëse Vasili bëhet kryeministër

464
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur sot në “Fiks-Fare” ku ka thënë se ai është gati ta lërë postin e Presidentit nëse LSI-ja del forcë e parë dhe formon qeverinë.
I pyetur nga gazetarët e Fiks-it se nëse LSI-ja del e parë atëherë do të ketë dy pushtete, Meta tha se ai është gati të ikë, vetëm që LSI të jetë forcë e parë.
“Unë jap edhe dorëheqjen nga President, mjafton që LSI të fitojë dhe të jetë Vasili kryeministër”, tha Meta.
-Po duke folur si i fundit merr gjithe vëmendjen
Meta- Jo, vëmendja është e të gjithëve, sepse LSI është një shans për të gjithë . Kryetar është Petrit Vasili, ai është në listën e votimit dhe ju e dini që jo rastësisht LSI doli e para edhe në listën e partive.
-Nëse duhet marr një vendim, psh dhe Petriti thotë do merret ky vendim, nënkryetarja nuk pranon. Ti ça do bësh?
Meta- Unë jam gjithmonë me LRI-në.
-Trendy i momentit është bërë Shekspiri. Rama pas marrëveshjes në orët e natës doli e tha unë jam Roneo kështu që Zhuylieta i mbeti Lulit. Tani Rama nuk duket shumë si Romeo, po dhe Luli nuk i ngjan shumë Zhulietës. Që të pijë Luli helmin për dashurinë?
Meta-Nuk duket aq i sakrificave. Unë mendoj që mos të shkojmë kaq larg deri tek Shekspiri. Ajo që mbaj mend unë nga thëniet e tij gjeniale, kur kam parasysh egoizmin e disa politikanëve këtu në vendin tonë, është një thënie shumë interesante “ nuk është i lig se ka një shkak, por është i lig se është i lig”. Se ndonjëherë njeriu bëhet i lig se ka një shkak, është pa bukë dhe del edhe bën një veprim të padrejtë, por është i lig se është i lig. Kështu që mos të shkojmë larg se ne kemi personazhet tona këtu, ne kemi Jovan Bregun.
-Kush është Jovan Bregu këtu?
Meta-Ai që vdiste për një cikë magazinë
-Kush? Rama?
Meta- Tani magazinën për vete, të gjithë magazinën për vete.
-Po Luli kush është?
Meta- Po Sandër Mafishja (qesh)
-Dje betë një super miting , por u tha dhe një super batutë. Petrit Vasili ka thenë mbreme se kjo është një qeveri e çmendur. Ju kur e kuptuar që Rama ishte i çmendur se ju keni qenë dhe afër, madje më afër se Vasili?
Meta-Thirreni dhe një herë Petritin, se Petriti është edhe mjek edhe ndoshta mund të japi një përcaktim edhe më të qartë, por ajo që unë mbaj mend është nga Dritëro Agolli në ’94 kur Doktori , pika ime e dobët dhe fortë, lajthiti pak, se e kishte edhe për herë të parë në pushtet dhe i donte të gjitha pushtetet për vete dhe Dritero Agolli shkruajti disa vargje në Kuvend. Unë rrija me Dritëroin gjithmonë pranë tij dhe thoshte : “Në vendin tim e në vendin tënd/një kokë e çmendur, të gjithë i çmend.
-Po ti ç’doje në çmendinë katër vjet o Ilir, se hallin tënd kam?
Meta- Tanii…
– Ç’doje ti more Ilir?
Meta- Unë vaksinën e bëra dhe nuk u çmenda, tani është koha një shans për të gjithë. Do i shpëtojmë të gjithë.
Shumë e drejtë. Tani në skenën politike shqiptare ka dy çifte që shkëlqejnë, Basha-Rama dhe Meta -Berisha. Cili nga këta do divorcohet më shpejt? Cili?
Meta- Së pari njëherë, mos prisni që unë të divorcohem nga Doktori edhe nëse ai divorcohet nga unë, kjo e para.
Është e sigurt kjo?
Meta- Po, po,po . E dyta hahah. E dyta, pastaj unë nuk mund të flas që çifti jonë është më i mirë se çifti tjetër, apo meqë ju i keni çiftuar në këtë
-Jo nuk i kemi çiftuar ne, u çiftuat me njëri-tjetrin ju
Meta- Le ta shprehin qytetarët me votë, po unë nuk është se jam çiftuar , por pikë të dobët e kam, këtë ja kam thënë Ramës që në fillim, ja kam thënë të gjithëve, ja kam thënë dhe Lulit, biles Lulit ja kam thënë “Kujdes mos u ndaj nga Doktori, se Doktori është shpirti i demokratëve”.
Si ishte kjo dashuria për Doktorin mo burrë i dheut? Me mbles ishte dhe kjo? Apo ishte një lloj dashurie me shikim të parë? Si e pate këtë dashuri?
Meta- Nuk ishte dashuri në errësirë të jeni të sigurt.
Je akoma në bashkëqeverisjen më të keqe, më të ndyrë, sipas jush, më të poshtrit, siç thatë dhe dje me ebola është. A nuk ke frikë se infektohesh mo vëlla?
E kam bërë vaksinën që në ’91-shin, në fillim të ’91-shit kur hyra në selinë e Partisë Socialiste.
Këta nuk kanë bërë vaksinë fare këta?
Meta- Jo, jo, jo
E ke vënë re që Basha dhe Rama në sulmet ndaj jush janë në sinkron me njëri tjetrin? Janë perfekt, shushunja njëri, shushunja tjetri.
Meta- Të paparë
Tepsi njëri, tepsi tjetri. Ja ,ja ,ja do ja nxjerrë dhe tepsinë, ke pas pjesën tënde tek kjo tepsia. Më fal, apo mos dole rru e qeth nga kjo tepsia? Se vetëm ti dole kështu…
Meta- Tani këtë çojeni tek magazina, tek Jovan Bregu, se Jovani vdes për një çikë magazinë dhe një çikë tepsi. Për sa i takon sinkronizimit të tyre unë mendoj që është normal dhe po ta kesh mendjen për të thithur gjithë ditën, kuptohet shushunja ke në mendje.
– Më fal, më fal çfarë thithin? Cfarë thithin? Në të gjitha kuptimet është kuptim i keq.
Meta- Atë që thithin shushunjat .
Se kemi të bëjmë me dy meshkuj. Cfarë thithin? Obobo Like çfarë na bëre. Like ja tepsia, sa pjesë kishe këtu more aman? Se iku mbaroji kjo ska më gjë, iku.
Meta- Një gjë, nëse ka qënë tepsi kjo qeverisje, pjesa e LSI-së ka qenë e papërfillshme kështu që tepsinë e ka patur dhe do ta ketë gjithmonë me vete , por drejtimi i Shqipërisë është përgjegjësi nuk është tepsi për këtë jam i sigurt për këtë dhe është një shanc për të gjithë dhe jo një tepsi për një njeri.
-E akuzon Ramën që i ka marrë të gjitha pushtetet, që i ka pasur edhe më përpara i kërkon edhe tani. Ju e morët Presidencën.
Meta- Na e dha nuk e kërkuam, na e dha
-Tani do dilni edhe forcë e parë, a nuk po bini në kontraditë me vetveten?
Meta-Tani më e rëndësishmja është që Shqipëria të ketë një drejtim të ri dhe Petrit Vasili të jetë kryeministër, pastaj ky shqetësimi se mos i merr një parti të gjitha pushtetet , jam gati të kontribuoj që të gjejmë një zgjidhje. Unë jap edhe dorëheqjen nga President, boll që LSI –ja të jetë forcë e parë dhe të ketë edhe kryeministrin.
-Po fitoi Rama ngele pa punë, si do ia bësh pastaj?
Meta- E para njëhërë kjo gjë nuk ndodh, nëse Petrit Vasili bëhët kryeministër ju e dini që atyre u ka dalë nami që të gjejnë punë, kështu që do më gjejnë punë edhe mua.
Sigal