Messi pret propozimin e rinovimit, me kushte të vendosura: Laporta pret ende bilancin e shoqërisë

177
Sigal

Lionel Messi nuk mbyll rinovimin e kontratës me Barcelonën por kërkon garanci. Kapiteni 33-vjeçar Blaugrana, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, pret propozimin e klubit. Argjentinasi ka marrë si në publik, ashtu edhe në privat, dëshirën, të shprehur nga Presidenti Joan Laporta, për ta parë atë të vazhdojë karrierën e tij të gjatë tek Barcelona. Sidoqoftë, shkruan Mundo Deportivo, numri një i klubit ende nuk i ka dërguar atij një propozim specifik dhe, për këtë arsye, Messi po e pret që ta vlerësojë. Laporta është duke përgatitur propozimin, pasi ka kryer një analizë fillestare të situatës ekonomike të klubit ditët e fundit. Pasi të përfundojë analiza, parashikimi është që ata të dy do të takohen “në javët e ardhshme”. Sigurisht, Messi pret përgjigje të sigurta.

Laporta e di mirë se përparësia e ‘Pleshtit’ është projekti sportiv. Argjentinasi është i vetëdijshëm se ka ende disa vite përpara për të luajtur në nivelet më të larta dhe dëshiron garancinë e të qenit në gjendje të luftojë për Ligën e Kampionëve. Pra – nënvizon gazeta – më shumë sesa një projekt për të ardhmen, ajo që i duhet Messit, tashmë i vetëdijshëm se duke qëndruar në Barcelonë do të detyrohet të reduktojë pagën aktuale, është të dijë se lëvizjet e Laportas në nivel sportiv do ta lejojnë ekipin për të luftuar për të fituar gjithçka në afat të shkurtër. Me një fjalë: përforcime. Dhe për merkaton e verës, ekziston një emër mbi të gjitha: Erling Haaland i Borussia Dortmund. Tek drejtuesit e lartë të Barcelonës ekziston optimizmi se Messi do të pranojë rinovimin. Argjentinasi për momentin nuk zbilancohet: pret propozimin.