
Përveç se humbi finalen e Superkupës ndaj Bilbaos, mbrëmjen e kaluar, Barcelona rrezikon që të humbasë dhe yllin e saj Mesin për 4 ndeshje.
Lionel Mesi mori kartonin e parë të kuq në karrierë me fanellën e Barcelonës në 753 ndeshje të luajtura, por grushti që i dha kundërshtarit pas koke mund të rrezikojë shumë. Numri 10 i “blaugranave” e humbi toruan në fundin e sfidës duke goditur Vijalibren pas një dueli mes tyre. VAR e fiksoi këtë moment dhe Gil Manzano i tregoi kartonin e kuq. Por kjo nuk është më e keqja sepse kapiteni i katalanasve mund të përjashtohet për 4 ndeshje të vlefshme për La Ligën apo Kupën e Mbretit.
Nëse Barcelona do të kualifikohet kundër Kornejas në Kupë, atëherë ndeshjet që pleshti do të humbasë do të jenë 2 në kampionat dhe 2 në Kupë.



















