Messi hakmerret me një rekord personal

299
Sigal

Lionel Messi, kapiteni i Barcelonës vazhdon të vendosë rekorde. Sulmuesi me 2 golat e shënuar ndaj Deportivo Alaves e cila humbi 0-5 me Barcelonën, u shpall si golashënuesi më i mirë i La Ligës.

Argjentinasi në total ka 25 gola në sezon, 4 më shumë se Karim Benzema i skuadrës kundështare, Real Madrid. Pas kësaj renditje 33-vjeçari arriti që të fitoi për të 7-ën herë “Këpucën e Artë”.

Sulmuesi i katalanasve arriti të thyej rekordin e vendosur nga Telmo Zarra i cili u bë i famshën në vitet 40-50 me Atheltic Bilbao që ka fituar 6 të tilla. Gjithashtu ai ka arritur të thyej edhe rekordin e pasimeve për gol të vendosur nga ish-shoku i tij i skuadrës Xavi Hernandez si cili kishte 20 të tillë, ndërsa Messi 21.