Mesi dhe Suarezi injorojnë Grizmanin, shikoni momentin kur francezi mund të shënonte por nuk iu dha topi

509
Sigal

Gjatë transferimit të Grizmanit te Barcelona, qarkullonin lajme se Mesi dhe Suarez ishin kundër këtij afrimi. Megjithatë këto zëra u mohuan menjëherë nga klubi asokohe, duke u shprehur se këto nuk janë aspak të vërteta.

Por, disa fakte në fushën e lojës tregojnë se lajmet që qarkullonin në verë janë shumë të vërteta. Statistikat në ndeshjet që Grizman ka qenë titullar me Barcelonën, tregojnë se ai merr shumë pak pasime nga dyshja Surez-Mesi. Diçka e tillë është konfirmuar edhe ditën e djeshme, në ndeshjen që katalanasit luajtën kundër Vajadoidit, të cilën e fituan me rezultatin 5-1.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Bracelona kishte një mundësi për të shënuar edhe golin e 6-të, teksa Suarez ishte përballë me portierin dhe në rast se ai do të pasonte te Grizmani, mund të kishin shënuar edhe golin e 6-të.

Megjithatë uruguaiani refuzoi t’ia jepte topin sulmuesit francez, duke e pasuar atë te Mesi, me këtë të fundit që përsëri kishte mundësinë të pasonte te Grizmani pasi ishte bosh në zonë, por zgjodhi të gjuajë me topin që shkoi mbi portë.

Për më shumë shikoni videon: