Mesfushori serb i Lazio i shkel syrin Juventusit, tifozët shpërthejnë në rrjetet sociale

569
Sigal

Milinkovic-Savic, mesfushori i Lazio-s, pritet të jetë në qendër të vëmendjes këtë merkato vere, pasi për të raportohet se klube të ndryshme po përgatisin oferta stratosferike.

Po ku dëshiron serbi të transferohet? Këtë e ka zbuluar vetë ai me një pëlqim në rrjetet sociale. Mesfushori i ka bërë ‘like’ një komenti të një tifozi të Juventusit i cili shkruante: “Te Juventusi do të doja vetëm Milinkoviç-Saviç”

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë me qindra komente, me tifozët e Juventusit të cilët e pëlqenin shumë reagimin e futbollistit, ndërsa ata të Lazio-s që donin qëndrimin e idhullit të tyre në Romë.

Capture

Ky diskutim ka bërë që lojtari të ndërhyjë dhe të fshijë pëlqimin e bërë më parë.

Gjithsesi ‘provat’ tani kanë mbetur dhe dëshira e lojtarit është e qartë. Nëse Juventusi do të jetë e gatshme të shpenzojë më shumë se 100 mln euro për të këtë duhet ta shohim.