Mesfushori i Liverpulit drejt rikthimit në Bundesligë, Bajerni dhe Dortmundi

340
Sigal

Nabi Keita mund të rikthehet sërish në Gjermani. Mesfushori, që kaloi në verën e vitit 2018 te Liverpuli nga Lajpcigu për shifrën e 60 milionë eurove, duket se do të bëjë prapakthehu. Lojtari nga Guinea nuk ka gjetur shumë hapësira në këtë edicion, kjo për shkak dhe të disa dëmtimeve të shpeshta.

Ndaj në fund të sezonit ai mund të ndahet nga “Reds”-at dhe të rikthehet në Bundesligë, kampionat që nxorri në pah vlerat e tij. Sipas “le10sports.com”, në gjurmët e 25-vjeçari janë dy gjigantët e futbollit gjerman, Borusia Dortmund dhe Bajerni i Mynihut.