Memolla transferohet në Hungari

457
Sigal

Hysen Memolla nuk ka duruar as 5 muaj në Finlandë, teksa ka vendosur që të vijojë karrierën në Hungari. Memolla mbylli bashkëpunimin me klubin e KPV në Finalndë dhe në orët e fundit është zyrtarizuar si afrimi më i ri i klubit të elitës së futbollit hungarez DVTK.

Nuk bëhen të ditura termat e kontratës por Memolla do të jetë pjesë e Diosgyori FC që nga muaji janar i vitit 2020. Te DVTK, mbrojtësi kuqezi do të ketë shok skuadre, Florent Hasanin mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës.

Aktualisht Diosgyori pozicionohet në vendin e 9-të të kampionatit hungarez me 19 pikë. Memolla është aktivizuar 3 ndeshje me kombëtaren tonë, por nuk ka mundur që të ketë vazhdimësi në ekipet ku është aktivizuar.