Mediat ndërkombëtare shkruajnë për fitoren e Kosovës ndaj Republikës së Çekisë dhe rekordin prej 15 ndeshjeve pa humbje

587
Sigal

 

Pas fitores 2-1 të Kosovës ndaj Republikës së Çekisë, mediat ndërkombëtare kanë shkruar për përballjen që u zhvilluan në kuadër të Grupit A në ‘Fadil Vokrri’.

Çekët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Patrik Schick, mirëpo epërsia e tyre zgjati vetëm katër minuta.

Vedat Muriqi i barazoi shifrat në minutën e 20-të, pas asistimit që pranoi nga Elbasan Rashani, e që aksioni u fillua nga Bersant Celina.

“Kosova mposht Republikën e Çekisë për të kaluar mbi Anglinë në kualifikimet për Euro 2020 në Grupin A”, ishte titulli i BBC Sport.

“Kosova impresionon: Mposht Republikën e Çekisë! Nuk mjafton goli i Schick”, ishte titulli i La Gazzetta dello Sport.

“Kosova që 15 ndeshje pa humbje”, ishte titulli i FOX Sports.

Lexo po ashtu:

Kosova nuk di për humbje që 15 ndeshje: Dhjetë fitore dhe pesë barazime – statistika që i lë mbrapa kombëtaret e mëdha

Pas tri ditësh, Kosova do të takohet me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë për tanët.

Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë me gjashtë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë, derisa Mali i Zi dhe bullgarët kanë nga dy.