Me flamuj të Shqipërisë së madhe dhe UÇK-së në stadium, media serbe: Nuk patën arsye për të festuar dhe provokuan!

45
Sigal

Mbrëmjen e sotme do të zbarkojnë në fushën e blertë dy ekipet e grupit C, Anglia dhe Serbia ku do të zhvillojnë përballjen e parë për “Euro 2024”. Ndonëse kombëtarja serbe do të zbarkojë në fushë vëmendje të madhe kanë marrë tifozët shqiptarë të cilët kanë veshur qytetet gjermane me ngjyrat kuq e zi.

Video të ndryshme janë ndarë në rrjetet sociale ndër të cilat edhe momenti kur dy shqiptarë heqin flamurin serb i cili ishte ngjitur me flamurin tonë kombëtar. Njëri tifoz merr në sup shokun e tij i cili më pas shkul flamurin nga vendi ku ishte pozicionuar. Në video duken dy persona të cilët tentojnë ti ndalojnë por shqiptarët ia arriten qëllimit të tyre.

Ndërkohë mediat serbe nuk e kanë pëlqyer aspak këtë veprim dhe e kanë cilësuar provokim nga ana e tifozëvë shqiptare. Ata gjithashtu kanë prekur edhe temën se tifozët kanë provokuar në stadium pasi shfaqën flamuj të Shqipërisë së madhe dhe të UÇK-së.

“Shembull për këtë është ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, ku në tribuna u panë flamujt e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe organizatës terroriste ‘UÇK’”, shkruajnë media të shumta serbe.

B92-shi serb vazhdon me fjalë provokuese dhe ofenduese të drejtim të shqiptarëve.

“Ne nuk na lejohet të përdorim p.sh flamurin “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, e lëre më diçka më “të frikshme”, shkruan kjo media serbe. Ndërkohë ata kanë postuar edhe videon e TikTok-ut, ku duken tifozët shqiptar të cilët heqin flamurin serb.