Me apo pa stjuardë në stadiume, dhuna autogol i klubeve, kujdesuni edhe për trukimet!

500
Sigal

OPINION/ Deklaratat e fundit nga disa presidentë të klubeve në Superiore, pjesë e formimit të tyre ligjor e kulturor

Nga Agron KAJA

 

Në ndeshjen hapëse të javës së parë të Kategorisë Superiore 2018-2019 në Korçë, dhuna që u shfaq aty ka futur në debate edhe presidentët e klubeve. Dita ditës, presidentë të veçantë në Superiore dalin në media dhe flasin për frikën që ndjejnë se mund të ketë raste të tjera të dhunës në stadiume. Ata flasin e kërcënojnë me bojkot, nëse në stadiume nuk do të jetë Policia e Shtetit. Në fakt, nuk po kuptohet se cilin kërcënojnë presidentët, Ligjin për Sportin që nuk patën kohë që ta diskutonin, apo shtetin shqiptar që në këtë rast është në zbatim të tij me pozicionin e Policisë së Shtetit në stadiume? Ata që kërcënuan ditë më parë, dje u sfumuan nga një tjetër President klubi, i cili u shpreh qartë në zbatim të Ligjit për Sportin, por kërkoi edhe diçka tjetër. “Klubet të tremben nga trukimet që u bëhen ndeshjeve, dhe të mos tremben nga zbatimi i ligjit…”, ky ka qenë konteksti i fjalëve të thëna dje mediatikisht nga Presidenti i Flamurtarit, i cili kështu lëshon një mesazh, prej të cilit mund të rrjedhin sa e sa nënkuptime. Natyrisht, për ata që kanë veshë dhe aftësi që ta dëgjojnë ligjin, më pas ta studiojnë atë. Dhe kësisoj kjo lojë virtuale e mediatike ka nisur që të ndajë veçmas atë pjesë të këtyre presidentëve që e respektojnë ligjin, dhe pjesën tjetër që ndoshta nuk e kanë lexuar si duhet. Le të themi se nga dje kemi dy “kampe” presidentësh: Të parin që kërkon ende policinë në stadium, e të dytin që kërkon zbatimin e ligjit dhe kujdesin ndaj trukimeve. Ka një të përbashkët mes këtyre deklarimeve, dhe është fakti se, situata sociale në Shqipëri ende nuk e ka kulturën e stjuardëve në stadiume, por edhe kulturën e ndëshkimit të trukimeve. Sepse, përderi sa ka individë që vrasin, që krijojnë skena krimi kudo të ambiente të shoqërisë sonë, frika se këto mund të ndodhin edhe në stadiume të çon në këtë përfundim. Nisur nga kjo situatë që e krijon Ligji për Sportin, policia në stadium kanë “llogoret” e tyre ligjore, dhe që të zhbëhet ky ligj, duket e vështirë. Ndoshta do të ishte më e arsyeshme që edhe stjuardët të ishin trajnuar prej Policisë së Shtetit ndisa  sezone radhazi, dhe jo vetëm në stadiume ku luajnë skuadra të Kategorisë Superiore. Sepse në nivelet e tjera të futbollit shqiptar, ka një situatë që është shumë e rënduar vit pas vit. Niveli i përgatitjes së sthuardëve në Shqipëri nuk është në atë që kërkon Ligji për Sportin, dhe kjo është dhembra e Akilit ku mund të diskutohet, dhe asnjëherë me fjalën “bojkot”të parën. Këtë të kishit bërë më parë ju të nderuar presidentë, jo pas “pilafit” të flsini për bojkot kampionati! Bukur deri këtu, po pse këta presidentë klubesh nuk investojnë në zbatim të Ligjit për Sportin, duke dhënë kontribut ligjor dhe jo kontribut kërcënues?! Pse duhet që të dalin në media e të flasin sikur janë në “bahçen”e tyre, pa gjetur një kompromis brenda zbatimit të këtij ligji, gjithmonë në shërbim të futbollit dhe të atij komuniteti që jeton me këtë sport? Në fakt, janë po këta presidentë klubesh që po e heqin zvarrë formimin e Ligës Profesioniste në futboll, e cila nuk do ti lejonte në asnjë rast të flisnin përçart për njohjen e ligjit, e jo më për zbatimin e tij. Policia e Shtetit në stadiume është e nevojshme, por kërcënimet e trukimet pse duhet të jenë pjesë e këtij futbolli? Shikoni edhe këto detaje, dhe mirë është që topin e fajit për këtë këtë rast te mos e kaloni te FSHF-ja, sepse kështu e keni bërë autogolin e radhës që nuk i shërben futbollit në fushën e lojës. Ndoshta zgjidhjen e kësaj situate, të nderuar presidentë kërkojeni te vetja, harmonizoni vlerat tuaj në zbatim të Ligjit me Policinë e Shtetit. Mos kërcënoni!

Në datën 7 shkurt 2018, në Durrës u zhvillua Asambleja Zgjedhore e FSHF-së. Aty,  asnjë president klubi nuk e diskutoi problemin e sigurisë në stadiume. Asnjeri prej tyre nuk foli një fjalë për Ligjin për Sportin, edhe nëse e dha votën “pro” apo “kundër” forumeve që u zgjodhën nga kjo Asamble