Mbyllet Finalja në ‘Air Albania’ në Tiranë, Roma 1 – 0 Feyenoord/ Roma e Murinjos shkruan historinë, Zaniolo i jep trofeun e parë të Ligës së Konferencës

145
Sigal

Roma e Zhoze Murinjos shkruan historinë në Tiranë! Skuadra italiane mposhti në finalen e Ligës së Konferencës, Fejnordin me rezultatin 1-0, duke siguruar kështu trofeun e parë të ligës më të re Europiane.

Roma e Murinjos shkruan historinë në Tiranë, Zaniolo i jep

Goli i Nikolo Zaniolos, në minutën e 32-të, i dhuroi këtë sukses të artë kryeqytetasve, të cilët kishin pritur më shumë se 60 vite, për të provuar shijen e një trofeu Europian për klube.

Edhe pse holandezët, bënë gjithçka në pjesën e dytë, për të barazuar sfidën, fati nuk ishte me ta, teksa goditën dy herë shtyllën. Në fund, festë e çmendur e italianëve.