FOTO/ Humb kontrollin, ruli merr përpara automjetin në Sarandë

138
Sigal

Një aksident është shënuar këtë pasdite në Sarandë kur një nga mjetet që shërben për shtrimin e asfaltit në aksin e ri “Lagjia nr.1 Lekures – Kanali i Cukës”, ka humbur kontrollin dhe me shpejtësi është lëshuar në një dishezë duke goditur një automjet në ecje.

Goditja ka qenë e fortë dhe mjeti jo vetëm është dëmtuar por është kthyer 90 gradë në mes të rrugës.

Fatmirësisht rulit i ka prerë rrugën mjeti, pasi mund të shkaktonte dëme në njerëz nëse do vazhdonte më tej.