Mbrëmje magjike në Bukuresh. Zvicra po shkakton surprizën e madhe, teksa ka barazuar 3-3 ndaj Francës në fundin e kohës së rregullt. Seferorovic fillimisht shënoi 9 minuta nga fundi, ndërkohë që në minutën e 90-të, është Gavranovic që do të shënonte me një goditje të bukur në hyrje të zonës.





















