Man. City favorit për Champions League? Përgjigjja ironike e Guardiolës: Me kë luan Messi?!

723
Pep Guardiola nuk e fsheh në asnjë rast admirimin që ka për yllin e Barcelonës Lionel Messi. Strategu spanjoll që e ka drejtuar argjentinasin për shumë vite në Katalonjë e di fare mirë se për sa kohë ke një kundërshtar të tillë vështirë të triumfosh.
Në intervistën e dhënë dje për mediat, gazetarët duke iu referuar ecurisë pozitive të Manchester City-t, e pyetën Guarduiolën nëse ekipi i tij ishte favorit për të fituar “Champions League”.
Përgjigjja e spanjollit mbante pak ironi dhe në të njëjtën kohë ishte shumë domethënëse: “Më kë luan Messi?”
Kjo ishte një mënyrë shumë e goditur e trajnerit për të treguar vlerësimin që ka për argjentinasin dhe në të njëjtën kohë për të larguar presionin nga ekipi i tij.
Sigal