NAFTËTARËT/ Pas akuzave, deputetja Floida Kërpaçi reagon: Ja pse LSI nuk iu bashkua sot protestës së tyre

234
Ka reaguar edhe LSI për protestën e naftëtarëve përmes deputetes më të re të parlamentit Floida Kërpaçi. Deputetja u shpreh se LSI do u qendrojë në krah naftëtarëve dhe minatorëve duke luftuar kështu për statusin e tyre. 
Deklarata e plotë
Lëvizja Socialiste për Integrim po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet më të fundit të sektorit të naftës dhe veçanërisht ato që lidhen me kompaninë ARMO dhe me dramën e përditshme që përjetojnë punojësit e rafinërisë atje. Provë e qartë e shqetësimit të kahershëm të LSI-së është se thuajse tre javë më parë, më datë 12.12.2017 ku deputeti i LSI-së, si anëtar I komisionit të ekonomisë, Z. Edmond Haxhinasto ka kërkuar informacion me shkrim Ministrit Gjiknuri për zbatimin e statusit të naftëtarit. Situata është përkeqësuar dukshëm dhe është vërtet kritike dhe turp I rende per qeverine,që naftëtarët duhet të udhëtojnë kilometra të tëra për të fituar të drejtën e rrogës së tyre, për të cilën derdhin djersë dhe bejne sakrifica të panumërta.
Është provë e qartë që qeveria dhe trajtimi barabartë për të gjithë, nuk ekziston më, dhe vetëm protestat e reagimet shumë të forta mund të shërbejnë sadopak për të të fituar të drejtat me minimale, siç është ajo e rrogës. Ministrat Oligarkë të Qeverisë, të ndihmuar dhe nga rilindasi Kol Nikolla, po marrin nëpër këmbë e po grabisin djersën e naftëtarëve. Rilindasi I kahershëm Kol Nikolla, I ka shitur me kohë interesat e naftëtarëve dhe të minatorëve kudo që ata janë, dhe gjaku e djersa e gjaku I tyre paguan udhëtimet e tij, drekat e darkat dhe të gjitha favoret që ai perveteson ne menyre te pacipe.Në këtë situate rruga e vetme e minatorëve eshte që ata të përballen vetë për të zgjidhur kërkesat e tyre.
LSI dhe opozita do të ishte e gatshme të protestonte sot bashkë me naftëtarët, por nuk e ka bërë deri më sot këtë për të mos I dhënë shkak qeverisë së batakçinjve që ta konsideronin reagimin e naftëtarëve të politizuar dhe kjo të shërbente si sebep, që qeveria të mos bëntë asgjë për të zgjidhur hallet e tyre. Por që sot e tutje, LSI dhe opozita nuk do të kenë asnjë hezitim që ti mbështesin gjerësisht këto protesta që kanë të bëjnë më bukën e gojës të naftëtarëve dhe njëherazi do çjerrë maskën e qeverisë së korruptuar deri në palcë si dhe të kukullave rilindase si Kol Nikolla me shokë. Mbi Qeverinë që grabiti rrogat e naftëtarëve rëndon një përgjegjësi shumë e madhe edhe për grabitjen e taksave të të gjithë shqiptarëve, pasi kjo kompani nuk I ka paguar mbi 60 milion euro detyrime shtetit dhe përpara kësaj vjedhje të përmasave shumë të mëdha ku bashkëpunëtori kryesor është qeveria, shqiptarëve u janë grabitur 60 milion euro ndërsa qeveritarëve u janë mbushur xhepat me këto miliona. LSI nuk do të heqi dorë kurrë nga mbështetja për naftëtarët dhe minatorët. LSI nuk do të heqi dorë nga miratimi I statusit, si garanci supreme që ndalon keqtrajtimin dhe grabitjen e këtyre punojësve. LSI do të jetë pa asnjë hezitim dhe në mënyrë të vendosur kundër padronëve qeveritarë dhe veglave të tyre të korruptuara të cilat janë kundër naftëtarëve dhe minatorëve.