Torassa: Të gjithë luajmë për këto ndeshje, kam besim te kualifikimi!

246
Sigal

Tirana do të luajë në Champions sfidën në Tbilisi kundër Dinamos, me objektiv të qartë kualifikimin. Bardheblutë kanë zbarkuar në aeroportin e Tbilisit, përpara sfidës me gjeorgjianët, në program nesër në orën 19.00. Në një intervistë të dhënë para nisjes Agustin Torasa, i cili beson se bardheblutë mund të kualifikohen.

“Jemi në situatën ku dëshiron të jetë çdo lojtar, të luash këto lloj ndeshjesh dhe të jesh në Champions. Luajmë gjithë vitin për të qenë kampionë dhe për të luajtur ndeshje si kjo, ndaj edhe mendojmë vetëm për të marrë një rezultat të mirë. Ata kanë një skuadër të mirë, e kemi parë se si luajnë, por kam besim te ky grup. Mendoj se nëse bëjmë atë që kemi bërë në pjesën më të mirë të kampionatit, mund ta fitojmë qetësisht ndeshjen.

Është gjithmonë më mirë të luash në shtëpi dhe në këtë pikë ata janë pak të avantazhuar, por nuk do të jetë e lehtë për ta të mposhtin Tiranën, pasi siç e thashë, kam besim te kjo skuadër. Shpresojmë të jemi në një ditë të mirë dhe të kthehemi në Shqipëri me një rezultat pozitiv.

Kemi në skuadër lojtarë që kanë shënuar këtë sezon. Kemi Bathën, Cale, Cobbinah, por do të jem edhe unë. Ne jemi një skuadër ku çdo lojtar mund të shënojë. Është e vërtetë që ka lojtarë që janë larguar, por mendoj se çdokush që ndodhet në këtë skuadër, është këtu se e meriton”, deklaroi Torassa.