Madrilenët “çmenden” mbas Mbappe, përgatisin ofertë stratosferike

201
Sigal

Real Madrid është i gatshëm të bëjë çmendurira për të transferuar Kilian Mbapen.

Sipas medias iberike “TodoFichajes.com”, madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro plus yllin belg Eden Hazard tek PSG, në këmbim të kampionit francez Kilian Mbape.

Klubi merengues nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin për 22-vjeçarin kampion bote me Francën në Botërorin rus të vitit 2018.