Sigal

Luis Enrique është gati të startojë aventurën e tij të re, në krye të kombëtares spanjolle, ku mori vendin e Fernando Hierros. Paraqitja e dobët gjatë Kupës së Botës, ka bërë që të ketë masa për futbollistët.

Ish-tekniku i Barcelonës ka menduar të ndërhyjë menjëherë, për të rritur në maksimum përqendrimin e futbollistëve dhe për të forcuar grupin, duke prezantuar menjëherë 3 rregulla të reja, të cilat rritin disiplinën në skuadër.

Gjëja e parë që u ka kërkuar Luis Enrique futbollistëve ishte të kishin një mentalitet fitues dhe të përpiqeshin të kthenin urinë për të triumfuar e dominuar përsëri në arenën ndërkombëtare.

Futbollistët nuk do të lejohen të përdorin telefonin, kur të zbresin për të ngrënë, pasi synohet që ata të komunikojnë më shumë me njëri-tjetrin, për t’u lidhur e miqësuar edhe jashtë fushës së blertë.

Rregulli tjetër është ai që ndalon shëtitjet nëpër qytetin e Madridit, gjatë orëve të mbrëmjes, një hap që synon të shmangë shpërqendrimin dhe lodhjen, si dhe t’u vërë në dispozicion lojtarëve më shumë kohë për të ndenjur me njëri-tjetrin.