Lorik Cana, aktor për një ditë

502
Sigal

Mbrojtësi shqiptar i Lacios mori pjesë në një fushatë sensibilizimi për gratë

Lorik Cana nuk është vetëm një nga futbollistët më seksi të Serisë A në Itali, por tani mesfushori shqiptar i Lacios bëri dhe aktorin në një fushatë sensibilizimi për mbledhje fontesh të organizuar nga kompania “Oxfam” Italia e që do të shfaqet në stadiumet e Serisë A, më 4 maj. Loriku ka marrë pjesë në realizimin këtij spoti së bashku dhe me kampionë të tjerë të Serisë A, për të mbështetur të gjithë së bashku mbledhjen e fonteve në favor të grave të vendeve më të varfra të botës. Mediat italiane i bën jehonë një interviste të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, në lidhje me të ardhmen e tij, nisur edhe nga fakti që tani Kombëtarja e Kosovës është lejuar nga FIFA të zhvillojë ndeshje miqësore. Cana është lindur në Prishtinë, i rritur në Zvicër e Francë, por ai është kapiteni i Shqipërisë, gjë për të cilën ai ndihet krenar. “Cana është një shqiptar, i lindur në territorin kosovar, ka bërë një zgjedhje dhe e ka respektuar. Është sjellë si një profesionist i vërtetë, dhe do të thosha se është një patriot i bindur”, – citohet Xhani De Biazi.

Mavraj në “udhëkryq”

Mbetet ende e paqartë e ardhmja e Mërgim Mavrajt te Grojther Fyrthi. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do ta vazhdojë karrierën e tij në Fyrthi, skuadra gjermane e Bundesligës 2, e cila pozicionohet në vendin e dytë, e që të çon direkt në Bundesligën 1. 27-vjeçari ka afat edhe disa javë për të vendosur, pasi karriera e tij përfundon në fund të sezonit. Për Mavrajn ka interesime nga disa klube të njohura europiane, dhe një prej tyre është dhe Lacio, ku militojnë Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Thoma Strakosha, e për më tepër ku drejtor sportiv është Igli Tare.

Klube angleze interesohen për Granit Xhakën

 Mesfushori kosovar me Granit Xhaka mund të largohet nga Borusia Mënshengladbah në fundin e këtij sezoni. Për lojtarin me pasaportë zvicerane është folur jo vetëm për një interesim të fortë të Interit e Lacion, por tani në skenë kanë dalë edhe disa ekipe angleze. Babai i lojtarit, Ragip Xhaka, i cili foli për “LazioNeës24”, pranoi se Graniti është i lumtur te Gladbachu, por të gjitha skuadrat e interesuara mund t’i hapin bisedimet me klubin gjerman. “Djali im është mirë në Gjermani dhe ai ka kontratë disavjeçare me skuadrën e Borusias. Çmimi i tij? Ju duhet të pyesni në klub, unë vetëm mund t’iu them se Graniti është një lojtar i rëndësishëm për ta dhe ai është i lumtur. Skuadrat te interesuara? Ka shumë, veçanërisht në Premierligë. Por, secila skuadër e cila e dëshiron, duhet që së pari të flas me Borusian”, përfundoi Ragip Xhaka. Zërat e merkatos për Granit Xhakën janë shtuar së tepërmi kohët e fundit duke parë situatën e tij jo dhe aq të lumtur te Mynshengladbah pasi mesfushori nuk luan shumë.

 Kosovari 15-vjeçar Edon Zhegrova po ndiqet edhe nga PSG-ja, Arsenali e Milani

 Barcelona interesohet për “Mesin e Kosovës”

 Asnjëherë deri më sot nuk kemi parë një futbollist shqiptar të luajë në skuadra të nivelit botëror si Barcelona, Arsenal, apo edhe PSG, me përjashtim të eksperiencës dy vjeçare te Lorik Canës në periudhën kur Parisi nuk ishte kjo skuadër e frikshme që shikojmë sot. Në lupën e skuadrave të mëdha të Europës ka përfunduar talenti i Prishtinës, Edon Zhegrova, i cili aktualisht po provohet te klubi belg Standard Liezh. Siç njoftojnë mediat europiane, Barcelona, Milani, Arsenali dhe PSG-ja janë të interesuara për shërbimet e Zhegrovës, i cili kudo cilësohet si Lionel Mesi i Prishtinës. ‘Fichajes.com’ shkruan se Barcelona po bënë përpjekje për të ndryshuar vendimin e FIFA-s, e cila ia ka ndaluar transferimin e futbollistëve të ri klubit katalunas dhe më pas do të tentojë për transferimin e Zhegrovës. “Futbollisti që nisi shkëlqimin në moshën 11 vjeçare ku u shpall lojtari më i mirë i Milan Junior Camp, tani po vëzhgohet nga Barcelona. Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, futbollistin 15-vjeçar që mbron ngjyrat e Prishtinës. Për të po interesohen edhe skuadra tjera të mëdha si Milan, Arsenal dhe PSG”, shkruan ‘Fichajes’. Lajmi është përhapur në shumë media sportive në Europën, ku shumica prej tyre kanë theksuar që interesimi i francezëve të Paris Saint Germain është tepër serioz dhe shikohen si favoritët për të siguruar shërbimet e shqiptarit duke parë mundësitë ekonomike dhe ‘pamundësinë’ e Barcelonës për të vepruar në merkato.

Garat do të zhvillohen në Akademinë e Notit “Te Stela”. Sot do të zhvillohen 36 gara, nesër 10

Starton sot Kampionati Kombëtar i Notit për të Rinj e të Rritur

Nis sot në pishinën e Akademinë e Notit “Te Stela” do të zhvillohet Kampionati Kombëtar të Notit për të Rinj dhe të Rritur “Indoor 2014” (në pishinën 25-metërshe), i organizuar nga Federatës Shqiptare të Notit. Notarët më të mirë të vendit kanë punuar seriozisht, për të dhënë rezultate të larta, pse jo dhe për thyerjen e rekordeve, një traditë e mirë kjo gjatë viteve të fundit. Garat do të zhvillohen sipas kategorive të përcaktuara. Për të rinjtë, meshkujt do të jenë notarë të vitlindjes deri në vitin 1996, ndërsa për të reja deri në vitin 1998. Për të rritur, nga viti 1995 e më të mëdhenj, dhe për të rritura nga viti 1997 e më të mëdha. Një notar ka të drejtë të marrë pjesë deri në 4 gara individuale dhe 5 stafeta. Garat do të zhvillohen të shtunën (19 prill) dhe të dielën (20 prill). Ditën e shtunë garat fillojnë në orën 9 (nxehja është nga ora 08:00-08:45). Janë parashikuar të zhvillohen 18 gara. Pasdite, ato fillojnë nga ora 15:00 (nxehja 14:00-14:45). Në program janë 16 gara. Ditën e diel, garat fillojnë nga ora 10:00 (nxehje 09:00-09:45). Notarët do të vlerësohen për klasifikimin individual duke u bazuar në pikëzimin që vijon: 8 pikë, vendi i parë; 6 pikë, vendi i dyte; 4 pikë, vendi i trete; 3 pikë, vendi i katërt; 2 pike vendi i peste dhe 1 pikë vendi i gjashtë. Për stafetat do të jetë dyfishi i pikëve.

Për notarin dhe notaren më të mirë të veprimtarisë, për secilën nga kategoritë do të jepet Kupa e Kampionatit, bazuar ne pikëzimin FINA për shumën e pikëve të fituara në katër garat me rezultat me të lartë. Për çdo garë fituesit e tre vendeve të para do të nderohen me diplomë përkatëse, ku pasqyrohet rezultati i arritur.

KATEGORITË E GARAVE

Të rinjtë

Meshkujt      Deri 1996

Femrat   Deri 1997

Të rriturit

Meshkujt      Nga 1995

Femrat   Nga 1997

PROGRAMI I GARAVE

DITA 1, 19 PRILL

Paradite: nga ora 09:00

Pasdite: nga ora 15:00

DITA 2, 20 prill

Paradite: nga ora 10:00

SISTEMI I PIKËVE

Garat individuale

8 pikë    vendi i parë

6 pikë    vendi i dytë

4 pikë    vendi i tretë

3 pikë    vendi i katërt

2 pikë    vendi i pestë

1 pikë    vendi i gjashtë

Stafetat

Për stafetat do të jetë dyfishi i pikëve