Ilir Meta: Më shumë dashuri mes njëri-tjetrit, më shumë shpresa për të ardhmen

439
Sigal

 Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, deputetja znj. Monika Kryemadhi, z. Meta zhvilloi disa vizita si, në Kishën Ortodokse Autoqefale, në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, si edhe në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës. Në një prononcim për median pas këtyre vizitave, Kryetari i Kuvendit u shpreh se, në këtë ditë të Pashkëve ai u uron të gjithë besimtarëve të krishterë dhe qytetarëve shqiptarë më shumë dashuri mes njëri-tjetrit më shumë shpresa për të ardhmen në këtë ditë ringjalljeje dhe shprese për të gjithë. “Në këtë ditë të Pashkëve dua t’iu uroj të gjithë besimtarëve katolikë, besimtarëve të krishterë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë më shumë dashuri mes njëri-tjetrit më shumë shpresa për të ardhmen në këtë ditë ringjalljeje dhe shprese për të gjithë”, -tha z. Meta. Në mesazhin e tij, Kryetari i Kuvendit theksoi se, sikurse edhe Zoti na deshi dhe na mësoi me sakrificën dhe shembullin e tij edhe ne duhet të duhemi me njëri-tjetrin dhe t’u bëjmë të tjerëve atë që ata do të donin t’u bënim ne. “Sikurse edhe Zoti na deshi dhe na mësoi me sakrificën dhe shembullin e tij edhe ne duhet të duhemi me njëri-tjetrin dhe t’u bëjmë të tjerëve atë që ata do të donin t’u bënim ne. Ky është edhe mesazhi im në këtë ditë gëzimi për të gjithë besimtarët e krishterë dhe të gjithë qytetarët tanë”,- tha ndër të tjerash Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.