“Shtëpia e Lirisë” bën kërkesë në KQZ për regjistrimin e kandidatëve të 6 marsit

158
Sigal

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrim të kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit.

Kandidatët me të cilët do të garojë ky koalicion janë:

Elton Bano në Lushnje, Bardh Spahia në Shkodër, Premtim Kryemadhi në Dibër, Ardian Muka në Durrës, në Rrogozhinë Hekuran Xhani dhe Lulzim Vrana në Vorë.

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” përbëhet nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane ndërsa KQZ la jashtë Komisionin e Rithemelimit të PD.