Liverpool i hap ‘luftë’ Interit, Dybala drejt largimit nga Juventusi

191
Sigal

Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene tha se në shkurt do të mbahet takimi vendimtar midis Juventusit dhe Paulo Dybala për të kuptuar të ardhmen e Joya-s.

Për momentin duket shumë e vështirë që të arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Shuma e shpenzuar për Vlahovic, mes kartonit dhe rrogës, e pengon klubin torinez të programojë një tjetër pagë të shtrenjtë .

Oferta e dhjetorit, e cila tashmë nuk i pëlqeu argjentinasit, do të ripropozohet sërish në shkurt.

Sipas “Sportmediaset” është e lehtë të mendohet se Paulo Dybala dhe agjenti i tij nuk do të pajtohen me idetë e klubit. Po aq e lehtë të imagjinohet se Dybala po shqyrton zgjidhje të tjera.

Krahas Interit, që dihet tashmë interesimi i Marottës për të, është edhe sondazhi i Liverpool-it, një destinacion që do të vlerësohej shumë nga lojtari. Hipoteza Premier do të ishte në çdo rast një mundësi e nivelit të lartë për argjentinasin që mund të merrte një pagë sipas pritshmërive të tij.