Lista/ Kombëtarja e femrave nis grumbullimin për kualifikueset e Botërorit

168
Sigal

Kombëtarja shqiptare e femrave nis grumbullimin për kualifikueset e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023” , teksa rikthehen për të zhvilluar sfidat e radhës kualifikuese ndaj Belgjikës dhe Armenisë.

Vajzat kuqezi  të drejtuara nga trajneri Armir Grima do të nisin grumbullimin këtë të diel në kompleksin “Tropikal” në Durrës, teksa është bërë publike edhe lista e të grumbulluarave.

14 lojtare janë pjesë e kampionatit shqiptar, ndërsa 7 prej tyre aktivizohen në Kosovë e në klube të ndryshme të kampionateve europiane.

Sfida e parë e vajzave kuqezi do të jetë ndaj Belgjikës në stadiumin “Elbasan Arena”, më 7 prill, teksa pesë ditë më vonë, skuadra do të luajë në transfertën e Armenisë.

Kombëtarja e femrave renditet aktualisht në vendin e katërt në grupin F, pasi ka marrë dy fitore, njëra  historike kundër Armenisë teksa e mundi me shifrat 5-0 dhe tjetra ndaj Kosovës në Prishtinë, një barazim me Kosovën në “Elbasan Arena” dhe tre humbje me Norvegjinë, Poloninë dhe Belgjikën.