Conference League/ Short pa fat për 4 ekipet shqiptare nëse kalojnë në turin tjetër

185
Sigal

Katër ekipet shqiptare pjesëmarrëse në Conference League kanë njohur rivalët e tyre në turin e tretë, gjithmonë nëse do të arrin që të kalojnë. Teuta nëse arrin të mposht Inter Esclades, në turin e tretë do të përballet me irlandezët e Shamrock Rovers, një ekip i kalueshëm në letër.

Partizani do të përballet në turin e tretë me fituesin e çiftit Ujpest-Vaduz por më parë duhet të kalojnë një provë gati të pamundur ndaj Baselit.

Një short aspak pozitiv për Vllazninë e cila në turin e tretë mund të gjejë një ekip më emër si Qarabak nëse arrin të kalojë AEL Limassol. Nuk kishin fat as kurbinasit. Nëse Laçi arrijnë të kalojnë Craiova në turin e tretë i presin gjigandët e Anderlecht.