Liga e kampionëve, Qarabag eliminon Tiraspolin, Agolli protagonist

515
Karabaku i Ansi Agollit ka siguruar kualfikimin në fazën e play-offit në Ligën e kampionëve. Kampionët e Azerbaixhanit eliminuan pikërisht ekipin e Sherif Tiraspolit. Këta të fundit larguan nga ky kompeticion Kukësin kampion të Shqipërisë. Agolli zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë duke dhuruar edhe pasimin vendimtar në rastin e golit të dytë

Qarabagu ka siguruar kalimin në fazën e play-offit të Ligës së Kampionëve duke dërguar njëkohësisht në kasafortë një vend në grupet e Ligës së Europës. Skuadra kampione e Azerbazhanit aty ku aktivizohet edhe kapiteni i kombëtares shqiptare Ansi Agolli mposhti në transfertë 2-1 pikërisht ekipin që eliminoi Kukësin, Sherif Tiraspolin. Sfida e parë kishte përfunduar në barazim 0-0. Agolli u shndërrua në një prej protagonistëve kryesor të sfidës kur në minutën e 86-të i dhuroi asistin Michelit i cili me kokë realizoi golin e dytë që De Facto i dha fund sfidës. 34 vjeçari tiranas i kishte të gjitha mundësitë të godiste portën, por vendosi të shfaqej altruist duke i ofruar një top të përsosur mesfushorit spanjoll.

Ndërkaq që goli i avantazhit fillestar për Qarabagun u shënua nga Dino Ndlovu. Sulmuesi afrikano-jugor realizoi një incursion spektakolar ku pasi dribloi dy kundërshtar e depozitoi topin në rrjetë. Në sekondat e fundit të takimit Tiraspolin shënoi golin e flamurit me autor Badibangën që relizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Qarabagu në këtë mënyrë i afrohet shumë fazës së grupeve në UEFA Champions League, një objektiv që kampionët e Azerbaizhanit nuk e kanë plotësuar ndonjëherë dhe nëse realizohet do të ishte jë arritje madhështore si për ekipin e Qurbanov porn ë vecanti për kaptenin e kombëtares kuqezi.
Sigal