Liga e Evropës, përballje të zjarrta mes gjigantëve

138
Sigal

Në Nyon në Zvicër është hedhur shorti për çerekfinalen e garës së dytë më të madhe evropiane për klube, Ligës së Evropës. Klube të mëdha kanë mbetur në garë si Roma, Juventus, Manchester United, Feyenoord, Sevilla e Bayer Leverkusen.

Por tanimë të gjitha skuadrat kanë mësuar kundërshtarët për këtë fazë të garave dhe pritet të ketë ndeshje shumë interesante. Manchester United do të takohet sërish me një skuadër spanjolle, ku kësaj radhe përballet me Sevillan.

Gjiganti italian Juventus do të përballet me portugezët e Sporting Lisbonës, derisa fati i ka buzëqeshur Bayer Leverkusenit që përballet me befasinë Union Saint-Gilloise.

Do të ketë një përsëritje të finales së Ligës së Konferencës, pasi Feyenoord Roterdam do të përballet me Romën.

Çiftet çerekfinale të Ligës së Evropës:

Manchester United – Sevilla

Juventus – Sporting Lisbon

Bayer Leverkusen – Union Saint-Gilloise

Feyenoord – Roma