Lezhjani kampion në boksin profesionist gjerman, po shfaqet “Tajsoni” shqiptar

778
Sigal

KAMPIONI/
Të shtunën në mbrëmje, shqiptarët e pasionuar me sportin e ringut, u ndjenë
“pushtues” në qytetin Halles

JURGEN
ULDEDAJ

 Nga
Agron KAJA

 
datën 3 shkurt në mbrëmje, boksieri i talentuar shqiptar Jurgen Uldedaj, ka
zhvilluar një nga ndeshjet e tij më të mëdha në karrierë. 20 vjeçari nga Lezha
që merr pjesë në International German Championship (Boksi Profesionist në
Gjermani), ka zhvilluar ndeshjen e 8-të në karrierë, ku në peshën deri në 90 kg,
përballë kishte çekun Jakub Synek, i cili vinte në këtë përballje pas 20
ndeshjeve pa humbje. Ndeshja u zhvillua e bukur, shpesh edhe me spektaklin e
shqiptarit, i cili në 10 raundet arriti ta mposhtë me pikë kundërshtarin. Në
tre gjyqtarët që e drejtuan këtë ndeshje, dy prej tyre dhanë vlerësimin 100:89
në favor të Jurgenit, ndërkohë që gjyqtari i tretë e vlerësoi për të dhjetë
raundet me 100:88. “Shqiptari Jurgen Uldedaj është një nga boksierët më me
perspektivë, jo vetëm në Gjermani. Performanca e tij në ringun e qytetit Halle,
në arenën “Erdgas Arena”, tregoi se një fitore e tillë me një kundërshtar të
vështirë, do të flasë shumë në karrierën e këtij djaloshi”, kështu shkruanin
dje mediat e shumta gjermane, të cilat e ndoqën nga afër sfidën mes Jurgenit
dhe çekut Synek. “Jurgen Uldedaj ka bërë një performancë të shkëlqyer, jo si
një boskier 20-vjeçar, por si një profesionist”, ishin këto komentet e djeshme
në mediat gjermane, por edhe në faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Boksit
Profesionist. Në SES Promotion ku Jurgeni garon aktualisht në boksin
Profesionist, është promovimi më i madh i boksit në Gjermani, sepse ata i kanë
dhënë rëndësi shumë të madhe promovimit të këtij sporti, kryesisht në dhjetë
vitet e fundit, gjë e cila më parë nuk ekzistonte.
  Në harkun e tri viteve karrierë
profesioniste, Jurgen Uldedaj ka patur një aktivitet të ngjeshur në boksin
profesionist gjerman. E veçanta e tij në këtë karrierë thuajse 3-vjeçare, është
se në tetë ndeshjet që ka zhvilluar dhe i ka fituar, e ka nisur fitoren me
pikë, dhe e ka mbyllur të dielën po me pikë. Fitoren në mbrëmjen e 3 shkurtit,
Jurgeni e festoi nën tingujt e muzikës shqiptare në sfond, por mbi shpinë
mbante flamurin kombëtar shqiptar. Suksese Jurgen!

  Jurgen
Uldedaj

Datëlindja:
26 gusht 1997

Vendlindja:
Lezhë

Sporti
që ushtron: Boksi profesionist

Periudha:
2015- e në vazhdim

Shteti
ku bokson: International German Championship

Ndeshja
e parë në boksin profesionist: 14 nëntor 2015

Ndeshja
e fundit në boksin profesionist: 3 shkurt 2018

Ndeshje
në boksin profesionist gjerman: Të zhvilluara 8

Arritjet:
8 fitore, 0 humbje (2 fitore me kohë)

Datë
3 shkurt: Titulli i parë në karrierë me brezin e parë



 Flet
babai i Kampionit

Tonin
Uldedaj: U ndjeva krenar me Jurgenin

 

Jeni një prind
pasionant pas fëmijës suaj, si u ndjetë me fitoren e fundit të Jurgenit?

Natyrisht
krenar, sepse çdo prind i një sportisti ka shumë emocion. Boksi profesionist ku
garon Jurgeni sot, të mban në “ethet” e garës nga fillimi në fund, sidomos në
10 raundet. Fitorja e tij ishte e merituar, edhe pse me pikë.

Sot Jurgeni është
20 vjeç, si e mbani mend startin e karrierës së tij në boks?

Ka
qenë 13 vjeç kur shkonte fshehur meje e shikonte boks me shokët e tij që
ushtroheshin me trajnerin Rigels Micaj. Unë doja ta largoja, por një ditë
trajneri më bindi, duke më thënë se, do të ishte gabim, pasi sipas tij, Jurgeni
është i talentuar dhe do të bëhet boksier i madh.

Si u bë i mundur
kalimi në boksin profesionist gjerman?

Menaxheri
dhe promotori i tij, Ulf Stainforth, është shprehur shumë i kënaqur për sukseset
e Jurgenit dhe për perspektivën e tij me “Team Deutschland”, si pjesë e klubit
“SES Boxing”.

Tre vite më parë
e kishit menduar se djali juaj do të bëhej i famshëm në ringun profesionist?

Ndoshta
i famshëm nuk mund ta them, pasi ai është në hapat e parë profesionistë, por që
është në rrugën e suksesit, kjo më bën shumë krenar. Fitorja e fundit me çekun
Jakub, tregoi se ai gëzon një formë shumë të mirë sportive, është shumë korrekt
në stërvitshmërinë e tij.

Me këtë karrierë
të Jurgenit, ju si prind ndjeheni i shpërblyer?

Natyrisht
që po, por duke qenë në hapat e parë, do ti kërkoja të ishte këmbëngulës si
deri më tani. Mbështetjen e familjes e ka në çdo kohë, prej tij duam vetëm
suksesin.