Levante çel sot siparin e javës 35-të, Sadiku ende në dilemë

554
Sot në mbrëmje, La Liga e Spanjës do të nisë me ndeshjet e javës së 35-të të saj, dhe Levante, me të cilën luan edhe sulmuesi i Kombëtares sonë, Armando Sadiku, do të presë në fushën e saj Seviljen. Janë dy skuadra me synime të kundërta, pasi Levante kërkon të sigurojë mbijetesën, ndërsa Sevilja lufton për një vend në renditje, që e mban në zonën e Europës. Për Sadikun, ende nuk mendohen minuta, madje në ndeshjen e kaluar më 19 prill kundër Malagas, në fitoren 1-0 të Levantes, ai ishte në tribunë. Ndoshta sot, trajneri Lopez do të gjejë minuta edhe për Sadikun.
Sigal