Leonardo Bonucci një hap larg kalimit në Bundesliga

44
Sigal

Union Berlin, të cilët po udhëheqin garën për blerjen e Leonardo Bonucci, kanë shpresa të mëdha për forcimin e mbrojtjes qendrore, sipas Fabrizio Romano.

Në fakt, kjo mund të jetë edhe shtëpia e tij e fundit profesionale, pasi ai ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga aktiviteti aktiv, verën e ardhshme. Negociatat mes dy skuadrave janë në një fazë të avancuar, në pritje të përgjigjes përfundimtare nga futbollisti. Java e ardhshme do të jetë vendimtare për këtë rast.

Karriera e Bonuccit te Juventusi është më se e jashtëzakonshme, pasi ka shënuar 502 paraqitje, 42.596 minuta, 37 gola dhe 10 asistime. Sezonin e kaluar ai luajti 26 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 2 gola.