Dyshimet e Matthaus për Bayern-in: Ku i gjetën papritur gjithë këto para?

116
Sigal

Të fitosh kampionatin për dhjetë vjet rresht (duke përfshirë dy triplete) është sigurisht një kënaqësi, por pa dyshim rreziku është të arrish një pikë ku skuadra të humbasë çdolloj stimulimi.

Kjo është arsyeja pse Bayern Munich, i cili ka dominuar Bundesliga-n për një dekadë tani, po lëviz shumë merkato.

Duke përjashtuar senatorët si Neuer apo Muller, klubi bavarez po kalon një rinovim gradual që po transformon skuadrën në dispozicion të Julian Nagelsmann, i cili në vitin 2021 u bë elementi tjetër i madh i ndërprerjes së vazhdimësisë në krahasim me vitet e mëparshme.

Dhe tani që merkato është hapur, në Bavari… kanë nisur goditjet e mëdha. Mane ka mbërritur tashmë, por De Ligt dhe Laimer janë gjithashtu në shënjestër.

Në fund të fundit, Bayern është një nga klubet e pakta që nuk ka pasur një ndikim shumë të rëndë nga pandemia dhe kriza ekonomike që e pasoi. Megjithatë, dikush ka disa dyshime për këtë.

Lothar Matthaus, ai që nuk e ka kurrë shumë problem të thotë atë që mendon, ka treguar njëfarë hutimi duke folur me Bild. Kampioni i botës i vitit 1990 pyet veten për diçka.

“Pyes veten se nga erdhën papritmas gjithë këto para. Kohët e fundit na është thënë gjithmonë se ka pasur më pak, edhe për shkak të problemeve të shkaktuara nga Covid. Kjo është arsyeja pse nuk është rinovuar kontrata e Lewandowski-t ose pse nuk zgjidhur situata e Gnabry”.

Por tani, Bayerni është i çmendur në treg. “Pas kësaj, Mane merret për 41 milionë euro, Laimer mund të vijë për 25 ose 30 milionë dhe De Ligt mund të merret për 60, 70 apo 80 milionë. Lojtarët e tjerë i shohin këto gjëra…”.

Por Matthaus nuk i ka bërë shumë mirë llogaritë. Me largimin e Rocas (te Leeds), Mai (tek Lugano) dhe Hofmann (në Brunswick), Bayern tashmë ka arkëtuar 14 milionë. 10 të tjera mund të mbërrijnë me lamtumirën e Omar Richards dhe Joshua Zirkzee gjithashtu mund të shitet.

Pa marrë parasysh që herët a vonë Lewandowski…do të shkojë te Barcelona për rreth pesëdhjetë milionë euro. Me pak fjalë, surpriza e ish-lojtarit të Bajernit mund të jetë edhe legjitime, por që paratë i ka Bayerni nuk duket aspak në dyshim.