Lazio nën hetim, Strakosha duhet të bëjë testin e ADN-s për llogari të Prokurorisë

164
Sigal

Tomas Strakosha duhet t’i nënshtrohet një testi ADN-je për llogari të Prokurorisë së Avelinos. Gardiani i Lacios, së bashku me dy lojtarët e tjerë bardhekaltër, Çiro Imobile dhe Lukas Leivan duhet të kryejnë disa analiza për të konfirmuar rezultatet negative të tamponeve të kryera në 8 nëntor të vitit të kaluar.

Kujtojmë që Lacio është nën hetim nga Prokuroria e Avelinos pasi akuzohet se ka fshehur dhe manipuluar rezultatet e testeve anti-COVID përpara sfidës me Juventusin nëntorin e kaluar. Dyshohet se Strakosha dhe dy shokët e tjerë të skuadrës kanë qenë pozitiv me koronavirus, por klubi bardhekaltër deklaronte se ata kishin thjesht probleme dëmtimesh.

Prokurori i çështjes Enzo D’Onofrio do të plotësojë të gjithë dosjen për t’ia dërguar Gjykatës së Avelinos në mënyrë që të zbardhet e vërteta e historisë së tamponeve për koronavirusin te Lacion, çështje që prej muajsh ka shkaktuar polemika dhe probleme për klubin Italian.