Lajm i bujshëm, gazetari: Reali po studion Ibrahimoviçin

451
Sigal

Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat ndërkombëtare, i cili thekson se Real Madrid ka hedhur vështrimin drejt Zlatan Ibrahimoviç.

Kjo strategji e skuadrës së “Los Blancos” u zbulua nga gazetari spanjoll, Manolo Lama, në emisionin “Tiempo de Juego”.

Ai theksoi se Reali po vuan shumë në gjetjen golit dhe alternativa e Ibrahimoviç po shihet me interes të lartë.   Sipas gazetarit, suedezi pritet t;i bashkohet skuadrës mbretërore në muajin janar, në kohën kur do të jetë e hapur edhe merkatoja e dimrit.

“Reali i Madridit është në kërkim të një sulmuesi dhe po studion nënshkrimin me Ibrahimoviç në janar”, tha gazetari spanjoll.

Kujtojmë se Ibra aktualisht është në SHBA me skuadrën e Galaxy, duke u bërë protagonist me shumë gola  deri në këto momente.