Sigal

Laçi e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë 2-0 pjesën e parë ndaj Tiranës. Skuadra e Besnik Prengës ka dominuar si në lojë ashtu edhe në rezultat duke e vendosur ndeshjen në pozita shumë komode.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 14-të, teksa Xhixha del mjaft mirë në krahun e majtë, kroson në shtyllën e dytë për Shtubinën, i cili godet mjaft mirë me kokë duke shënuar golin e avantazhit. Epërsia u jep edh më shumë zemër kurbinasve që do të gjenin edhe golin e dytë.

Në minutën e 25-të, mangaj del mjaft mirë nga krahu i djathtë, spostohet në qendër, duke vallëzuar në mbrojtjen e bardhebluve dhe më pas lëshon një të djathtë të fortë që nuk ndalet dot nga Abibi.