Sigal

Rënia e reshjeve të para të dëborës ka krijuar edhe rreziqe të bllokimit të akseve rrugore, kryesisht në zonat malore të vendit. Drejtori i ARRSH Afrim Qëndro deklaroi se ARRSH është në gatishmëri për të mbajtur të hapura të gjitha rrugët nga dëbora. Në Rajonin Verior Shkodër: Në akset e Tropojës ka pasur rreth 15 cm reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin dhe kriposjen e akseve dhe situata e qarkullimit paraqitet pa probleme. Edhe në akset e Kukësit trashësia e borës është 5 cm. dhe vazhdon të bjerë. Në akset e Dibrës, ka pasur reshje bore me intensitet të ulët. Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, qarkullimi është pa probleme, pasi kontraktori ka bërë pastrimin dhe kriposjen e aksit. Edhe në aksin Qafë mali – Fierzë, ka rënë rreth 20 cm borë. Në Dardhë dhe në Voskopojë, ka pasur reshje bore me intensitet të ulët. Kontraktorët kanë bërë pastrimin dhe kriposjen e akseve. Qarkullimi kryhet pa probleme. Edhe ne akset e tjera të këtij Rajoni nuk ka probleme për qarkullimin. Raportimin e gjendjes së akseve rrugore që mirëmbahen nga kontrata e Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultat. Kontrata B – Rajoni Veri-Lindje – Përgjatë natës ka pasur reshje të dobëta bore në segmentin Bulqizë – Peshkopi. Mjetet borëpastruese kanë qenë në gatishmëri dhe kanë filluar punën për pastrimin e rrugëve.