Kuqezinjtë janë gati: Fitojmë me Izraelin

465
Sigal

Kuqezinjtë
protagonistë në futbollin italian zbarkuan në aeroportin “Nenë Tereza” në
Rinas, për ndeshjen e 12 nëntorit me Izraelin. Nga Etrit Berisha te Veseli,
Memushaj e Berat Dimsiti, kuqezinjtë që luajnë në Itali besojnë te fitorja
përballë Izraelit.

Etrit
Berisha: “Eshtë një mundësi e mirë për ne, po kalojmë një formë të mirë dhe
kemi mundësi të bëjmë rezultat. Ata kanë një ekip shumë të mirë, cilësor dhe
mjaft sulmues. Do të bëjmë maksimumin për të synuar fitoren, tre pikët janë të
rëndësishme për ne. A do të preferoja ta mbaja portën të paprekur edhe me
Kombëtaren? E rëndësishme është që skuadra të fitojë, qoftë edhe me shifrat
2-1.

Berat
Gjimshiti: “Me Izraelin është një ndeshje e vështirë, pasi është një kundërshtar
i fort. Do të japim maksimumin dhe është normale që ndaj izraelitëve do të
kërkojmë vetëm fitoren. A është barazimi i pranushëm? Do të luajmë për fitore,
jo për barazim.”

Ledian
Memushaj: “Ndihem shumë mirë dhe nuk kam asnjë problem, dëmtimi i pësuar ndaj
Milanit është diçka e vogël. Me Izraelin është e vështirë, por do të bëjmë
maksimumin për të fituar. Gjithsesi, në një sfidë të tillë e rëndësishme është
të mos humbasim.”

Frederik
Veseli: “Shpresoj që tani t’i kem bindur të dy trajnerët, si atë te Empoli,
ashtu edhe De Biasin. E kam ndihmuar skuadrën time për aq sa kam qenë në fushë.
Me Izraelin do të kërkojmë fitoren përballë një rivali direkt, që ka po aq pikë
sa ne. Me një sukses mund të ngjitemi edhe në vendin e dytë, gjithmonë nëse
Italia bën një hap fals. Pak rëndësi ka nëse unë luaj apo jo me Kombëtaren, e
rëndësishme është suksesi i ekipit.