Kupa u përket “qytetarëve”, City dominon Tottenhamin dhe fiton trofeun e parë sezonal (VIDEO)

211
Sigal

Manchester City mposhti me rezultatin 1-0 Tottenhamin, për të fituar kështu Kupën e Ligës së Anglisë.

Ndeshja ishte e gjitha në favor të qytetarëve të cilët dominuan në të gjitha aspektet, por ishin të pafat duke mos arritur të gjejnë rrugën e golit për shumë minuta. Goli i fitores erdhi nga mbrojtësi francez, Aimerik Laporte, i cili realizoi në minutën e 82 të takimit.

Guardiola fiton kështu trofeun e parë sezonal për këtë vit, teksa Siti pritet të shpallet dhe kampion i Anglisë dhe ndodhet në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.