Kupa “Pavarësia” është kthyer në një traditë tashmë në vendin tonë.
Dhe në prag të festës së 106 vjetorit të Pavarësisë së vendit, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur Korçën për të organizuar Kupa “Pavarësia 2018″. Kjo do të jetë hera e dytë që qytetit juglindorë zgjidhet nga organizatorët për të pritur aktivitetin, pas atij të vitit 2017. Pjesëmarrëse në këtë turne mbarëkombëtar do të jenë skuadrat e Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës.
Njoftimi në faqen zyrtare të FSHF:
Kupa “Pavarësia 2018″, do të zhvillohet në qytetin e Korcës. Federata Shqiptare e Futbollit, organizatorja e këtij turneu mbarëkombëtar, për të dytin vit rradhazi ka zgjedhur qytetin juglindor për të zhvilluar këtë aktivitet. Pjesëmarrës do të jenë katër skuadra: Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korcës. Shorti gjysëmfinal do të hidhet me datë 27 nëntor. Ndeshjet do të luhen me datë 28 nentor në aneksin dhe stadiumin Skënderbeu”. Aktiviteti fillon në orën 11.00.