Kukësi, Teuta e Laçi njohin kundërshtarët, ja çfarë u rezervoi shorti për Europa League

261
Sigal

Është hedhur sot në Nion në Zvicrës shorti për eliminatoret e Europa League. Në këtë kompeticion Shqipëria do të përfaqësohet nga tre skuadra, sipas rregullave të UEFA-s.

Shorti ishte më fat për Kukësin, pasi do të ketë kundërshtar Bullgarët e Slavias së Sofies dhe ndeshja do të luhet në “Air Albania: në 27 gusht.

Ndërkohë fituesja e Kupës së Shqipërisë, Teuta, do të përballen në raundin e parë të Ligës së Europës me ekipin izraelit të Beitar Jeruzalem, një ekip më i dobët në letër. Ndeshja e parë mes dy skuadrave do të luhet në 27 gusht në Durrës.

Nga ana tjetër, një short disi pa fat ishte për Laçin, pasi e ka vënë përballë Kelsas nga Azerbabarxhanit dhe sfida e parë do të luhet në transfertë.