Kukësi “shtang” kampionët, mund Tiranën dhe largohet nga vendi i fundit

96
Sigal

Kukësi ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Tiranës brenda në shtëpi, me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.

Protagonist në këtë takim ishin Ovusu (32′) dhe Bytyçi (58′), me nga një gol për secilin dhe gjithashtu gardiani Halimi, i cili e mbajti portën e vendasve të paprekur.

Kështu verilindorët largohen nga vendi i fundit dhe ngjiten momentalisht në vendin e 8-ë, ndërsa Tirana vazhdon të kryesojë, por rivalët mund të përfitojnë për t’iu afruar.