Kukësi mendon rinovimet, piketohen lojtarët e sezonit tjetër

444
Kukësi ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri më tani, pasi në 27 javë ka arritur të grumbullojë 55 pikë dhe aktualisht mban vendin e parë në klasifikim. Përveç kësaj, verilindorët janë treguar se janë të pamposhtur, pasi nuk kanë pësuar ende asnjë humbje, duke grumbulluar 14 fitore dhe 13 barazime.
Ndër “sekretet” e suksesit të Kukësit janë edhe lojtarët, sidomos ata që janë bërë pjesë e ekipit në këtë sezon futbollistik si Pejiç, Lushtaku, Alla, Lena, Guri, Imami, Rrumbullaku etj. Drejtuesit kanë lëvizur mirë në merkato, duke mos prishur harmoninë në grup edhe pse ka pasur largime, të cilat janë zëvendësuar shumë mirë. Kështu Malota është zëvendësuar me Allën, Mici me Imamin dhe Rrumbullakun, e së fundmi Hasani me Lënën dhe Flores në të majtë me Kalen.
Kontratat
Edhe pse askush nuk mendon për kontratat e lojtarëve në këtë pikë ku ndodhet skuadra e Kukësit, kjo është një temë e cila do të diskutohet nga ana e drejtuesve. Një pjese të madhe të lojtarëve u përfundon kontrata me mbylljen e sezonit dhe klubi duket se ka nisur të lëvizë edhe në këtë drejtim, pavarësisht se objektivi për të fituar titullin kampion mbetet parësor në këto momente.
Dy të parët që janë larguar ishin Ebong dhe Hasani. Ky i fundit shkaktoi edhe bujë për shkak të periudhës relativisht të gjatë që qëndroi në ekip. Ndërkohë që janë plot nëntë futbollistë të tjerë që u përfundojnë kontratat me klubin në fund të sezonit dhe drejtuesit kanë menduar rinovimin e tyre. Gjithsesi, ata do të jenë pjesë e verilindorëve deri në përfundim të ndeshjeve të Europës dhe më pas do të nisin edhe tratativat me presidentin Safet Gjici. Megjithatë, ky i fundit ka bërë me dije se nuk do të largohet asnjë futbollist nga ekipi i tij.
Kërkesa
Trajneri Ernest Gjoka ka kërkuar nga lojtarët e tij përqendrim maksimal për ndeshjen e radhës që do të luhet në shtëpi ndaj Vllaznisë. Duke qenë se shkodranët luajnë pa presion, drejtuesit duket se i tremben ndonjë aleance të tyre me kundërshtarët e Kukësit. Kështu që presidenti Gjici ka dhënë urdhër që ekipi të jetë i plotë dhe të gjithë lojtarët të japin maksimumin e tyre në ndeshjen e së dielës. Objektivi i vetëm në këtë përballje do të jetë fitorja dhe Gjici ka kërkuar impenjimin e secilit prej tyre.
Stërvitja
Kukësi nuk i ka ndalur për asnjë moment përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë. Paradite, skuadra ka qenë në palestër, ndërsa pasdite është zhvendosur në fush- ën stërvitore. Me skuadrën është bashkuar edhe Eni Imami, që dy ditët e fundit ka zhvilluar terapi intensive, ndërsa ka kryer vrapime i diferencuar. Ai pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj shkodranëve, duke plotë- suar kështu grupin e trajnerit Gjoka. E vetmja mungesë mbetet ajo e Rrumbullakut.
Sigal