Kukësi i afrohet kreut të Superligës, Luftëtari ndalon Partizanin, ndërsa Nicës i përgatit dorëheqjen

539
Sigal

Superliga në javën e fundit të vitit

Luftëtari- Partizani 1-1

Golat: Ymeraj 55′ / Mala 36′

Luftëtari: Ruçi, Demo, Hoxha, Rapa (Milosaljev) 49’, Xhekson, Ramadani (Acka 60’), Aleksi, Rroca, Ymeraj, Milosavlev, Shkurtaj.

Trajner: Gentian Mezani

Partizani: Hoxha (Xhika) 66’), Ibrahimi, Belica, Atanda (Bitri 58’), Trashi, Hila, Kote, Mensah (Hebaj 55), Asani, Mala, Bardhi.

Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Astrit Mahmuti, Olsid Ferataj

Tension dhe spektakël ka dhuruar një nga ndeshjet më interesante të javës së 18-të. Përveç premios së premtuar prej 15 mijë eurosh, për të ndaluar Partizanin, ka menduar edhe Kukësi. Operacioni i mbyllur tashmë i transferimit të dy futbollistëve kryesorë si Rroca dhe Shkurtaj e ka gjetur Luftëtarin më shumë se kurrë të motivuar për ta ndaluar Partizanin. Në një lojë të luftuar deri në sekondë të fundit, kanë qenë miqtë nga Tirana që e kanë dominuar pjesën e parë. Në të 36’ minutë Mensah pas një sllallomi brenda zonës gjirokastrite e pasi i ka “likuiduar” mbrojtësit vendas nuk e ka pasur të vështirë t’ia rrëshqasë topin Ruçit poshtë duarve drejtpërsëdrejti në rrjetë. Me avantazhin e një goli miqtë shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes, pa menduar se gjirokastritët kishin menduar ndryshe për pjesën e dytë. Në pjesën e dytë trajneri Mezani ndërhyn si në modulin e lojës ashtu edhe me ndërhyrjet në formacion, futja e Rapas dhe Ackës I japin ritëm dhe gjallëri lojës së Luftëtarit në minutat e mbetura. Në të 55’, Ymeraj i kthen reston golit të të kuqve, teksa identik mbasi “lodron” në mes të mbrojtësve të Partizanit dhe nga afër nuk e ka pasur të vështirë për të shënuar dhe barazuar takimin Me një lojë të fortë dhe të barabartë ku asnjë nga skuadrat nuk e dëshironin barazimin do të vinte një nga momentet drithëruese. Në të 61′ një moment paniku në stadiumin e Gjirokastër. Gardiani Alban Hoxha përplaset me Maldin Ymeraj gjatë një dyluftimi. Ndërhyjnë menjëherë stafet mjekësore. Loja ndërpritet për disa minuta por pa mundur që “senatori” Hoxha të rikthehej në fushë, me krahë të fashuar. Xhika i ka zënë vendin Hoxhës. Minutat kalojnë dhe Partizani e shton presionin por pa mundur të ndryshojë rezultat Në të 85′ Partizani ishte pranë golit të dytë. Pas një harkimi të Trashit nga këndi, topi shkon te Belica, i cili e devijon, por jashtë kuadratit. Loja shkon drejt fundit dhe tensioni midis futbollistëve shtohet. Në mbarim të kohës së rregullt akordohen edhe 9 minuta shtesë. Çuditërisht janë minuta që flasin vetëm për Luftëtarin që kërkon t’i shfrytëzojë këto minuta për të marrë fitoren. Në të 92′ një goditje nga këndi për Luftëtarin topi endet në një rrëmujë brenda zonës së Partizanit të cilën gjyqtari edhe mund ta ndëshkonte, por gjithsesi mbrojtësit e kanë nxjerrë topin në korne. Krosim dhe pas një rrëmuje në zonë, largojnë miqtë. Padyshim janë minutat nga më emocionale, sepse edhe Partizani ka pasur mundësi, por ajo që është e pabesueshme është në të 90+7’, Rapo ka bërë më të vështirën teksa ka humbur rastin e artë për të përmbysur rezultatin, Gjirokastriti ka qenë i vetëm përballë Xhikës, por ka goditur jashtë. Historia mbyllet këtu në një barazim më se të merituar nga të dy ekipet, edhe pse tensionimi midis futbollistëve do ia prishte pak kolorin këtij takim kaq interesant. Luftëtari e bëri “detyrën”. Së pari, mori një pikë të rëndësishme, por ndaloi edhe Partizanin për Kukësin… e Rrocës dhe Shkurtaj, futbollistë që tashmë janë të FK Kukësit. Partizani në krye, por jo si më parë. Ndoshta merkatoja e “demave” është domosdoshmëri, duke marrë parasysh përforcimin e ndjekësit të saj kryesor Kukësit, që viti tjetër e gjen me një ekip edhe më të fortë.

Kukësi-Kastrioti 2-0

Shënues: Limaj 2′, Rexhinaldo 35′

Kukësi: Frashëri, Maliqi (Rrumbullaku 67′), Shameti, Qaqi, Krasniqi, Shkodra, Limaj, Kordeiro, Çyrbja, Et’hemi, Rexhinaldo. Trajner. Armando Cungu.

Kastrioti: Puja, Shehu (Caca 56′), Çela, Hysein, Marku, Okebuku, Roxher, Shehi, Stijepoviç, Bardhi, Ymeraj (Vatnikaj 73′). Trajner. Stavri Nica.

Në një ndeshje pa histori Kukësi ka mposhtur dje në takimin e fundit të vitit Kastriotin. Kukësi do shënonte që nga “tyneli” teksa që në të 2’ do kalonte menjëherë në avantazh. Vesel Limaj, i cili gjuan fort me të djathtën nga jashtë zonës dhe 1-0. Ky gol do t’i demoralizonte krutanët që nuk do mundnin ta merrnin më veten. Ndoshta në të 27′ Shehu i Kastriotit edhe mund t’ia ndryshonte rrjedhën lojës, por krutani, edhe pse i vetëm nuk mundi të shënonte. Në të 35’ Rexhinaldo do ta “vriste” ndeshjen, teksa me atë gol të shënuar mbas një goditje me kokë do ta çonte në 2-0 rezultatin. Në pjesën e dytë ndërrimet nuk do sillnin ndonjë ndryshim dhe, në se Limaj do tregohej më i vëmendshëm mund ta kishte çuar edhe më thellë rezultatin. Gjithsesi në vazhdim loja do të ishte në parametrat e “miqësores” a thua se të dy ekipet ishin dakordësuar me këtë rezultat, çka e lë Kastriotin në kuotën e 10 pikëve në fund të klasifikimit, që tashmë duhet të mendojnë edhe për trajner, sepse Nica në një prononcim për median do të thoshte: Janë shumë detaje që mua më detyrojnë që me keqardhje mos jem më pjesë e kësaj mënyrë pune dhe kësaj skuadre. Nuk e kam unë në karakter që skuadre të sillet si të dojë dhe ti pësojë golat kur të dojë. Nuk shoh perspektivë. E mbyll këtu me Kastriotin. Nuk mund të sakrifikoj veten për lojtarë tekanjoz. Detyrohet të tërhiqem.”Ndërsa Kuksianët janë treguar racionalë me këtë fitore kalojnë në vendin e dytë dhe 3 pikë larg janë më shumë se rrezik për Partizanin.

Teuta- Laçi 1-1

Golat: Kallaku 87’/ Shtubina 38’

Pragmatizmi i laçianëve është një normalitet në rezultate dhe aq më shumë ne lojën e tij. Përballë një Teute që fiton në Korçë që merr barazimin me Partizanin, Laçi me rrjedhën e lojës do quhej jo se mori një pikë por humbi dy të tilla. Loja dhe rezultatet e deritanishme të Teutës e kuotonin atë si fituese të padiskutuar ! Krejt ndryshe ka ndodhur dhe në se nuk do ishte Kallaku me atë gol të minutave të fundit Laçi do ta shihte veten në renditje ndryshe. Gjithsesi tashmë grupi i ekipeve pretenduese është bërë “solid”, pse jo gara do të bëhet edhe më rivalizuese.. Le të presim deri në 20 janar atëherë kur fillon edhe java e 19-të e Superligës për të mësuar edhe më tej për ekipet pretendente dhe ato që do t’i largohen kësaj kategorie.

RENDITJA

Superliga

Skuadrat          Nd       P

  1. Partizani 18 37
  2. Kukësi 18 34
  3. Teuta 18 33
  4. Skënderbeu 18 33

5 Laçi             18        30

  1. Flamurtari 18 25
  2. Tirana 18 17
  3. Luftëtari 18 17
  4. Kamza 18 15
  5. Kastrioti 18 10

Takimet e ardhshme

KATEGORIA SUPERIORE
Java 19
19-20 janar 2019
Skënderbeu-Partizani
Teuta-Flamurtari
Kukësi-Laçi
Luftëtari-Kastrioti
Tirana-Kamza

KUPA E SHQIPËRISË
23 janar 2019
Partizani-Kastrioti
Kamza-Vllaznia
Luftëtari-Egnatia
Skënderbeu-Besëlidhja
Kukësi-Apolonia
Laçi-Bylis
Teuta-Lushnja
Flamurtari-Tirana

Kategoria e Parë/ Vllazina dhe Bylis, kampione të dimrit

Gr A Rezultatet / Java e 14-të

Veleçiku – Vllaznia     0-2

Beslidhja- Erzeni         1-1

Korabi-Iliria                 1-0

Dinamo-Shënkolli        3-0

Burreli- Vora               2-0

Kategoria e Parë

RENDITJA, KATEGORIA E PARË

Grupi A

Skuadrat          Nd       P

  1. Vllaznia 14 35
  2. Erzeni 14 28
  3. Dinamo 14 24
  4. Korabi 14 21
  5. Besëlidhja 14 20
  6. Veleçiku 14 19
  7. Shënkolli 14 17
  8. Iliria 14 15
  9. Burreli 14 15
  10. Vora 14 6

Grupi B/ Rezultatet/ Java e 14-të

Elbasani- Bylis           1-4

Besa-Oriku                  0-0

Pogradeci-Turbina     5-1

Tomorri-Egnatia        1-3

Lushnja-Apolonia      0-0

Skuadrat          Nd       P

  1. Bylis 14 30
  2. Besa 14 26
  3. Egnatia 14 25
  4. Pogradeci 14 22
  5. Lushnja 14 21
  6. Oriku 14 18
  7. Apolonia 14 17
  8. Tomorri 14 16
  9. Elbasani 14 10

10. Turbina      14        8