Kukësi fiton me golat e Kamzës

565
Sigal

Java e 14-të e Superiores: Partizani pret derbin si kryesues, Tirana ndal Skënderbeun

Skënderbeu ka humbur një rast të artë për të kapur kreun e klasifikimit. Mbasi ka mësuar humbjen e Partizanit në Vlorë, me Flamurtarin, takimi i tyre më Tiranën ishte një shans i mirë që mbas 14 javëve të kryesonte garën. Nëndetësja, Teutë ka kryer detyrën e radhës ku me fitoren ndaj Luftëtarit ka ruajtur vendin e tretë, por më shumë se kaq ka rregulluar ekuilibrat e rezultateve. Laçi ka fituar në frymë të fundit me të fundmin e tabelës Kastrioti. Goli i Xhixhës, përtej kohës së rregullt ka qenë fatal për Kastriotin që gjithsesi ka dhënë shenjat, se nuk është më ai i fazës së parë. Kukësit i kanë mjaftuar futbollistët e Kamzës për të arritur fitoren dhe për të flakur tej krizën e disa javëve më parë. Frashëri dhe Teqja do të ishin “autogolsat” që ia dhanë tre pikë kuksianëve.

Superiore – 2018/2019

Skuadra         Pikët

1- Partizani       31

2- Skënderbeu    30

3- Teuta         25

4- Laçi          25

5-Kukësi         24

6-Flamurtari      22

7- Luftëtari       13

8- Tirana         11

9- Kamza         8

10- Kastrioti      7