Kroacia mund në minutën e fundit Spanjën në një përballje spektakolare

525
Sigal

Nën kampionët e botës fitojnë 3-2 përballë iberikëve duke mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë, Belgjika bën detyrën ndaj Islandës, sot supersfida Holandë-Francë

Kroacia mori hak ndaj Spanjës për atë humbje poshtëruese 6-0 në Elche, në muajin shtator, teksa mbrëmjen e djeshme arriti të triumfojë ndaj iberikëve, me rezultatin 3-2, në një sfidë që u vendos vetëm në minutat shtesë të takimit. Të ndihmuar nga entuziazmi i stadiumit “Maksimir”, ballkanasit patën kontrollin e lojës, duke vënë në vështirësi iberikët, që nga ana e tyre, nuk arritën të dalin për asnjë moment në lojën e tyre. Gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, me Kroacinë që kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me Kramariç dhe më pas me Jedvaj, por spanjollët rikthyen baraspeshën fillimisht me Ceballos dhe më pas me Sergio Ramos, që shënoi me 11- metërsh. Gjithsesi Kroacia arriti të marrë fitoren me golin e shënuar në minutën e tretë shtesë, që pati si protagonist sërish mbrojtësin Jedvaj, i cili kompletoi dopietën e tij, duke qenë pa diskutim heroi i këtij takimi. Tashmë vendi i parë në grup do të vendoset 2 ditë më vonë në “Wembley”, ku Anglia do të presë Kroacinë, ndërsa Spanja e ka mbyllur edicionin e saj dhe lutet për një barazim në Londër, që të mund të mbajë vendin e parë të renditjes. Belgjika ka mundur pa problem Islandën duke u konfirmuar në krye të grupit 2 në ligën A me 9 pikë të plota, pas 3 takimesh. Kombëtarja belge fitoi me rezultatin 2-0 falë një dygolëshi të sulmuesit Micy Batshuai. Në Ligën B kishte vetëm një ndeshje ditën e djeshme, ajo mes Austrisë dhe Bosnje Hercegovinës e cila ka përfunduar me rezultatin 0-0. Në Ligën C, Greqia ka mposhtur Finlandën me rezultatin e ngushtë 1-0 me autogolin e Granlund në pjesën e parë duke ruajtur vendin e dytë në grupin 2. Ndërsa Hungaria ka fituar 2-0 ndaj Estonisë brenda në shtëpi. Me këtë fitore Hungaria mbetet në vend të tretë. Në Ligën D Andorra dhe Gjeorgjia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1. Bjellorusia ka befasuar Luksemburgun brenda në shtëpinë e këtyre të fundit teksa ka fituar 2-0 duke u ngjitur në vendin e parë të grupit, ndërsa Luksemburgu bie në të dytin. San Marino nuk ka arritur ta ruajë barazimit teksa Moldavia ka shënuar në fund të takimit. Moldavët aktualisht ndodhen në vend të tretë, vetëm një pikë më pak se Luksemburg në grupin 2. Sot luhen ndeshjet e radhës të raundit të 5-të ku bie në sy ndeshja e ligës A mes Holandës dhe kampionëve të botës Francës.

Liga A

Grupi 1

Skuadra           Nd       P

  1. Francë 3 7
  2. Holandë 2 3
  3. Gjermani 3 1

Grupi 2

Skuadra           Nd       P

  1. Belgjikë 3 9
  2. Zvicër 3 6
  3. Islandë 4 0

Grupi 3

Skuadra           Nd       P

  1. Portugali 2 6
  2. Itali 3 4
  3. Poloni 3 1

Grupi 4

Skuadra           Nd       P

  1. Spanjë 4 6
  2. Angli 3 4
  3. Kroaci 3 4

Liga B

Grupi 1

Skuadra           Nd       P

  1. Ukrainë 3 9
  2. Çeki 3 3
  3. Sllovaki 2 0

Grupi 2

Skuadra           Nd       P

  1. Rusi 3 7
  2. Turqi 3 3
  3. Suedi 2 1

Grupi 3

Skuadra           Nd       P

  1. Bosnje 4 10
  2. Austri 3 4
  3. Irlandë.V 3 0

Grupi 4

Skuadra           Nd       P

  1. Uells 3 6
  2. Danimarkë 2 4
  3. Irlandë 3 1

Liga C

Grupi 1

Skuadra           Nd       P

  1. Izrael 3 6
  2. Skoci 2 3
  3. Shqipëri 3 3

Grupi 2

Skuadra           Nd       P

  1. Finlandë 5 12
  2. Greqi 5 9
  3. Hungari 5 7
  4. Estoni 5 1

Grupi 3

Skuadra           Nd       P

  1. Norvegji 4 9
  2. Bullgari 4 9
  3. Qipro 4 4
  4. Slloveni 4 1

Grupi 4

Skuadra           Nd       P

  1. Serbi 4 8
  2. Mal i Zi 4 7
  3. Rumani 4 6
  4. Lituani 4 0

Liga D

Grupi 1

Skuadra           Nd       P

  1. Gjeorgji 5 13
  2. Kazakistan 5 6
  3. Letoni 5 3
  4. Andorra 5 3

Grupi 2

Skuadra           Nd       P

  1. Bjellorusi 5 11
  2. Luksembur 5 9
  3. Moldavi 5 8
  4. San Marino 5 0

Grupi 3

Skuadra           Nd       P

  1. Kosovë 4 8
  2. Azerbaxhan 4 6
  3. I. Faroe 4 4
  4. Malta 4 2

Grupi 4

Skuadra           Nd       P

  1. Maqedoni 4 9
  2. Armeni 4 6
  3. Gjibraldar 4 6
  4. Litenshtein 4 3

LIGA E KOMBEVE

Raundi i 5

Dje, 15 nëntor 2018

A2/ Belgjikë-Islandë   2-0

A4/ Kroaci-Spanjë      3-2

B3/ Austri-Bosnje       0-0

C2/ Greqi-Finlandë     1-0

C2/ Hungari-Estoni     2-0

D1/ Kazakistan-Letoni            1-1

D1/ Andorrë-Gjeorgji 1-1

D2/ Luksemburg-Bjellorusi     0-2

D2/ San Marino-Moldavi        0-1

Sot, 16 nëntor 2018

A1/ Hollandë-Francë  20:45

B1/ Sllovaki-Ukrainë  20:45

B4/ Uells-Danimarkë  20:45

C3/ Qipro-Bullgari      20:45

C3/ Slloveni-Norvegji 20:45

D4/ Gjibraldar-Armeni            20:45

D4/ Lihtenshtein-Maqedoni    20:45