Kosova pranohet në UEFA

564
Kosova është anëtarja më e re e UEFA-s. Kongresi që po zhvillohet në Budapest ka vendosur për pranimin e Kosovës në institucionin më të rëndësishëm të futbollit europian. 54 anëtarë anë marrë pjesë në votim, teksa 28 vende votuan pro anëtarësimit të Kosovës. Para hedhjes për votim të Kosovës, kreu i Federatës së Futbollit kosovar, Fadil Vokrri kërkoi nga vendet anëtare që të mos penalizojnë futbollin dhe të ndjekin shembullin e organizatave të tjera sportive që kanë njohur Kosovën. “Thuajse të gjitha federatat sportive në Kosovë janë njohur ndërkombëtarisht, ka mbetur vetëm futbolli. Na jepni mundësinë që edhe futbolli të njihet ndërkombëtarisht. Nuk ka asnjë arsye se përse Kosova të mos jetë pjesë e UEFA-s”, tha Vokrri. Pas Vokrrit fjalën e mori kreu i Federatës Serbe të Futbollit, që e cilësoi politik gjithë procesin.
Sigal