Kontrata e Nagelsmanit, zbulohet shuma e frikshme në rast shkarkimi

97
Sigal

Largimi i një strategu si Hansi Flik nga stolin i rekordmenëve gjermanë do të shkaktonte dilema të mëdha se kush e zëvendësonte denjësisht “Bundestrajnerin” (Termi i përdoruar nga analistët gjermanë ndaj Fliku për menaxhimin e grupit në mënyrë të shkëlqyer).

Si përfundim, u zgjidh një personazh brenda ligës vendëse, fjala është për Julian Nagelsmanin, cili kishte drejtuar deri në ato momente në mënyrë të shkëlqyer Hofenhaimin dhe Lajpcigun, ndonëse nuk i kishte marrë kurrë frerët e një ekipi kaq me peshë në arenën europiane. 35-vjeçari do të firmoste kontratë 5-vjeçare, pra nga viti 2021 deri në 2026. Fakte interesante kanë dalë në dritë së fundmi nga mediat vendëse, të cilat shpjegojnë se në klauzolën e saj, përmban shlyerjen e një shume të konsiderueshme, nëse Nagelsman largohet brenda 2-vjeçarit të parë nga hedhja e firmës.

25 milionë do të duhet t’i paguajë Bajerni Julianit, në rastin e shkarkimit. Brazo gjithmonë ka dëfryer spektrin e një mjeshtri kur vjen puna te marrëveshjet e zgjuara, por mesa duket bashkëpunuesit e ish-trajnerit të Lajpcigut e paskan vendosur me shpatulla pas murit ballkanasin. Deri në këto momente, në bazë të ecurisë së kampionëve të Bundesligës, shanset që ai të largohet janë thuajse të papërfillshme, ndonëse sezoni është ende i gjatë dhe shumë faktorë mund të ndryshojnë, duke nisur me “përplasjen” ndaj PSG-së në raundin me eliminim direkt nga Liga e Kampioneve.